By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konjufca: Faktori shqiptar, i rëndësishëm për Malin e Zi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Konjufca: Faktori shqiptar, i rëndësishëm për Malin e Zi
Kosovë

Konjufca: Faktori shqiptar, i rëndësishëm për Malin e Zi

admin
Last updated: 12/08/2026 19:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Podgoricë, 12 gusht Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka deklaruar se faktori shqiptar në Mal të Zi vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në orientimin euroatlantik dhe zhvillimin demokratik të vendit.

Këtë deklaratë Konjufca e bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi për Politikë Ekonomike dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, dhe kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu.

“Faktori shqiptar ka qenë dhe mbetet një forcë e rëndësishme e orientimit euroatlantik dhe zhvillimit demokratik të Malit të Zi”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për pozitën dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Mal të Zi, rolin e tyre në jetën politike e institucionale, si dhe për zhvillimet me rëndësi për komunitetin shqiptar.

Në takim morën pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha, dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Konjufca ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi mbështeten në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim.

“Mali i Zi mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës në proceset integruese evropiane”, ka deklaruar ai.

Gjeloshaj dhe Nimanbegu po marrin pjesë në Konferencën e IX të Ambasadorëve, ku kanë kontribuar edhe në panelin kushtuar integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe rolit të faktorit shqiptar në këtë proces.

You Might Also Like

Zulfaj: Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE

Krejt çka ndodhi sot në Kuvend: Përplasje PDK-Aleancë me LVV-në, tensionet eskalojnë gati edhe fizikisht

Mulhaxha Kollçaku: Të ndërtosh kauzë mbi qëllime bllokuese, është më shumë se hipokrizi

60 mijë metra rrjeta ilegale, ngritet alarm për lumenjtë dhe liqenet e Kosovës

Gani Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zulfaj: Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE
Next Article Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?