By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në
Kosovë

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

admin
Last updated: 26/08/2026 12:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 gusht, argument.mk/ – Lëvizja Vetëvendosje tashmë i ka emrat për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por ata nuk do të bëhen publikë para takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, raporton Ekonomia Online.

Konjufca ka thënë se VV-ja dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë të gatshëm për takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa pret që në këtë takim të diskutohen emrat konkretë për presidentin e ardhshëm.

“Prej kur Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar që janë të gatshëm për takime dhe që tashmë është paralajmëruar se takimi i radhës do të zhvillohet në formën e propozimit të emrave konkretë lidhur me presidentin e ardhshëm, atëherë e kemi kuptuar menjëherë që kjo është një shans i mirë dhe një mundësi e re. E prandaj konsideroj që ekziston një probabilitet goxha i madh që të kemi president dhe një marrëveshje për presidentin. Meqë se kur do që të takohen kryeministri Kurti me kryetarin Abdixhiku, mendoj që kjo do të jetë forma e diskutimit edhe forma e negociimit. Do të takohen përmes propozimit të emrave konkretë dhe prej atyre emrave konkretë unë besoj që njëri prej tyre do të jetë edhe presidenti apo presidentja e ardhshme e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Konjufca ka bërë të ditur se emrat tashmë janë përcaktuar nga VV-ja, por ka thënë se publikimi i tyre para takimit do ta dëmtonte procesin e negociimit.

“Lëvizja Vetëvendosje unë vetëm po thëm që është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, po nuk mund t’i ndaj këtu me juve. Më vjen keq sepse pastaj kjo do ta humbte kuptimin pastaj procesi i negociimit. Edhe LDK-ja besoj që së shpejti do të jetë gati sepse javën e kaluar kryetari Abdixhiku tha që kjo javë do të jetë java në të cilën ata do të takohen. Me sa kam marrë vesh unë, në Vetëvendosje kryeministri Kurti ende nuk ka një ftesë nga apo një diskutim se cila do të jetë dita e kësaj jave. Po kështu e ka përdorur gjuhën kryetari Abdixhiku, ka thënë: “këtë javë”. Prandaj ne jemi në pritje e sipër që kjo të ndodhë. Dhe kur kjo të ndodhë, atëherë unë mendoj që do të jetë shumë afër marrëveshja për për presidentin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai ka thënë se i vjen keq që takimi nuk u zhvillua gjatë javës së kaluar, por ka shprehur mirëkuptim për nevojën e partive që të përcaktojnë emrat konkretë për president.

“Mua më vjen keq që u humb java e kaluar. Mendoj që nuk ishte e nevojshme, mirëpo prapëseprapë mirëkuptojmë këdo që ka pasur nevojë për një kohë shtesë, sepse tek e fundit duhet ta kuptoni që kjo nuk është një çështje e gjithë kjo e thjeshtë. Partitë kanë nevojë që të vijnë deri te emrat konkretë sa i përket asaj se cilët do të jenë përfundimtarët që do të propozohen e pastaj të shkohet me gjetjen e një pajtueshmërie”, tha ai.

You Might Also Like

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

Abdixhiku: Emrat për president janë në përputhje me parimet e dakorduara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutuam për emra të veçantë, takimet do të vazhdojnë

20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa po lahej me miqtë

Kurti e Abdixhiku takohet sot për çështjen e presidentit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë për mbajtjen e pozitave të dyfishta
Next Article Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të sekuestruara nga krimi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?