By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koreja e Jugut heq Deepseek nga dyqanet e aplikacioneve për shkak të shqetësimeve të privatësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Koreja e Jugut heq Deepseek nga dyqanet e aplikacioneve për shkak të shqetësimeve të privatësisë
Teknologji

Koreja e Jugut heq Deepseek nga dyqanet e aplikacioneve për shkak të shqetësimeve të privatësisë

admin
Last updated: 17/02/2025 14:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Koreja e Jugut ka ndaluar shkarkimet e reja të chatbot-it të inteligjencës artificiale (AI) të Kinës DeepSeek, sipas mbikëqyrësit të mbrojtjes së të dhënave personale të vendit.

Agjencia qeveritare tha se modeli i AI do të bëhet sërish i disponueshëm për përdoruesit e Koresë së Jugut kur të bëhen “përmirësime dhe zgjidhje” për të siguruar që ai është në përputhje me ligjet e vendit për mbrojtjen e të dhënave personale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një javë pasi u bë tituj globalë, DeepSeek u bë jashtëzakonisht i popullarizuar në Korenë e Jugut, duke u ngjitur në krye të dyqaneve të aplikacioneve me mbi një milion përdorues javor.

Por rritja e popullaritetit të tij gjithashtu tërhoqi vëmendjen nga vendet në mbarë botën të cilat kanë vendosur kufizime në aplikacion për shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë kombëtare.

Komisioni për Mbrojtjen e Informacionit Personal të Koresë së Jugut tha se aplikacioni DeepSeek u bë i padisponueshëm në App Store të Apple dhe Google Play të shtunën në mbrëmje.

Kjo erdhi pasi disa agjenci qeveritare të Koresë së Jugut ndaluan punonjësit e tyre të shkarkonin chatbot në pajisjet e tyre të punës.

E presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok e ka përshkruar Deepseek si një “tronditje”, që mund të ndikojë në industritë e vendit, përtej AI.

Pavarësisht pezullimit të shkarkimeve të reja, njerëzit që e kanë tashmë në telefonat e tyre do të jenë në gjendje të vazhdojnë ta përdorin atë ose thjesht mund ta përdorin atë nëpërmjet faqes së internetit të DeepSeek.

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Porsche po shkurton një sërë vendesh pune për shkak të kërkesës së dobët për EV
Next Article Rama vazhdon me ironinë e “bufit” për Berishën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?