Shkup, 15 maj – Maqedonia e Veriut kreu shumë punë dhe prandaj duhet të qëndrojë në atë drejtim. Procesi inkuadrues lshtë tashmë maratonë, dhe jo garë e shpejtë, është proces i mundimshëm që ndodnjëherë mund të krijojë frustrime, siç kla ndodhur edhe me të gjithë kandidatët e kaluar. Por të gjithë ata e arritën qëllimin, gjithsesi edhe ju do ta arrini qëllimin por me vendosmërinë tuaj, punën e lodhshme dhe bashkëpunimin, do të arrini në fund me anashkalimin e pengesave, deklaroi kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristian Mickoski.
Koshta theksoi se zgjerimi i BE-së është investimi më i mirë strategjik në paqe, stabilitet që të gjithë mund ta bëjmë. Ai e përshëndeti punën e Qeverisë në pikëpamje të agjendës reformuese, dhe përparimin që tashmë ishte arritur, duke cekur se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE.
“E inkurajoj kryeministrin t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta mundësuar përparimin e mëtutjeshëm. Mund të mbështeteni tek ne, tek BE-ja, sepse ne ju qëndrojmë në dispozicion, të gatshëm ta shfrytëzoni këtë dinamikë. Është kyçe të vazhdohet me reformat dhe të investohet në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Dëshiroj ta cekë edhe harmonizimin tuaj me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë”, potencoi Koshta.
Kryeministri Mickoski nga ana e vet theksoi se përkushtimi jonë në procesin e BE-së do të përforcohet në procesin që pason dhe se me dinjitet do ta zhbllokojmë rrugën evropiane.
“Përkushtimi jonë në procesin e BE-së do të përforcohet në procesin që pason, sepse besojmë se e ardhmja jonë është në familjen evropiane – siç tha kreu i Këshillit Koshta, rruga drejt BE-së është e frustruar, por qytetarët e këtij vendi e kaluan edhe rrugën më të vështirë. Shpresoj se në periudhën që vjen do ta zhbllokojmë me dinjitet procesin evropian dhe me dinjitet do të jemi pjesë e familjes evropiane”, theksoi kryeministri Mickoski.