By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova dhe Austria firmosin marrëveshje: Familjarët e diplomatëve do të kenë të drejtë pune
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kosova dhe Austria firmosin marrëveshje: Familjarët e diplomatëve do të kenë të drejtë pune
Kosovë

Kosova dhe Austria firmosin marrëveshje: Familjarët e diplomatëve do të kenë të drejtë pune

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 11:10
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Anëtarët e familjeve të personelit diplomatik dhe konsullor do të kenë mundësi të punojnë në shtetin pritës gjatë periudhës së shërbimit.

Republika e Kosovës dhe Republika e Austrisë kanë nënshkruar një marrëveshje të re dypalëshe, e cila u mundëson anëtarëve të familjeve të diplomatëve dhe personelit konsullor të ushtrojnë veprimtari fitimprurëse gjatë kohës së shërbimit në shtetin pritës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se marrëveshja synon të krijojë kushte më të favorshme për familjet e diplomatëve të të dy vendeve, duke u lehtësuar integrimin dhe angazhimin profesional gjatë misioneve diplomatike.

“Marrëveshja rregullon mundësinë e ushtrimit të veprimtarisë fitimprurëse nga anëtarët e familjeve të personelit diplomatik dhe konsullor gjatë periudhës së shërbimit në shtetin pritës, duke krijuar kushte më të favorshme për familjet e diplomatëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Nikolaus Marschik. Gjatë takimit u diskutua për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Sipas MPJD-së, marrëveshja përfaqëson një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke ofruar mbështetje më të madhe për familjet e personelit diplomatik të të dy shteteve./Albinfo

You Might Also Like

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article OpenAI prezanton çipin e saj të parë të personalizuar për të ndihmuar ChatGPT të funksionojë më mirë
Next Article Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, sekuestrohet kokainë, kanabis e para – Policia publikon pamje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?