By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova dhe Turqia zhvillojnë konsultime politike, diskutojnë marrëveshjet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kosova dhe Turqia zhvillojnë konsultime politike, diskutojnë marrëveshjet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Kosovë

Kosova dhe Turqia zhvillojnë konsultime politike, diskutojnë marrëveshjet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka zhvilluar konsultime politike në Ankara me homologun e tij turk, Kemal Mehmet Bozay, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral, marrëveshjet në proces dhe avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, konsultimet u zhvilluan në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Gjatë takimit, të dy palët konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet vendeve dhe vullnetin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Në fokus të diskutimeve ishin marrëveshjet që janë në proces, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, sigurisë, arsimit dhe turizmit, me synimin për avancimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Po ashtu, është diskutuar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike.

Në këtë takim, zëvendësministrat kanë shkëmbyer pikëpamje edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në rajon dhe në nivel global, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

Sipas njoftimit, konsultimet kanë konfirmuar vullnetin e përbashkët për intensifikimin e dialogut politik dhe konkretizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha me rëndësi strategjike.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti: Vumë gurthemelin e rikonstruktimit të urës së Sitnicës, investim 700 mijë euro
Next Article Haradinaj e Lahi Brahimaj në familjen Fetahaj: Mikpritje sipas traditave shqiptare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?