By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 
Maqedoni

Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

admin
Last updated: 03/05/2024 13:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Kosova ka filluar kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA, e para në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin për media thuhet se pas një procesi të gjatë të negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, për tregtinë e mallrave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e falënderoi delegacionin e palëve negociuese për fillimin e raundit të parë të negociatave edhe për tregtinë e shërbimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA – Norvegji, Islandë, Zvicër dhe Lihtenshtajn.

“Finalizimi sa më i shpejtë i kësaj marrëveshjeje, është i një rëndësie të madhe për Kosovën, pasi shkëmbimet tregtare me vendet e EFTA-s, veçanërisht me Zvicrën dhe Norvegjinë, janë vazhdimisht në rritje dhe kanë një bilanc të dukshëm pozitiv tregtar për mallra dhe shërbime.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe vendet e EFTA-s do të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha me rëndësi të veçantë për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare, siç janë flukset e investimeve, duke përfshirë transferimin e teknologjisë, politikën dhe ligjin e konkurrencës, prokurimin publik, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe çështje dhe politika të tjera të lidhura me tregtinë, duke përfshirë tani edhe tregtinë e shërbimeve”, thuhet tutje në reagim. 

Sot Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA, e para në Ballkanin Perëndimor…

Posted by Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë on Friday, May 3, 2024

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dita e Lirisë së Shtypit, Rama: Duhen veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik
Next Article BDI i kundërpërgjigjet VLEN-it

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?