By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova ia kalon Shqipërisë në të ardhurat e shtresës më të varfër të popullsisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kosova ia kalon Shqipërisë në të ardhurat e shtresës më të varfër të popullsisë
Kosovë

Kosova ia kalon Shqipërisë në të ardhurat e shtresës më të varfër të popullsisë

admin
Last updated: 16/11/2026 09:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varfër e popullsisë në krahasim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në vitin 2025, 20% e popullsisë me të ardhurat më të ulëta përfitonte vetëm 3.6% të totalit të të ardhurave pas taksave, sipas të dhënave krahasuese rajonale nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare

Kjo është pesha më e ulët në rajon dhe dëshmon një shpërndarje më të pabarabartë te të ardhurave në dëm të shtresës më të varfër.

Treguesi mat se çfarë pjese te të ardhurave totale të popullsisë merr një e pesta e individëve me të ardhurat më të ulëta, pasi janë zbritur taksat dhe janë përfshirë transfertat sociale. Sa më e ulët të jetë kjo përqindje, aq më e vogël është pjesa e të ardhurave që përfiton grupi më i varfër në raport me pjesën tjetër të shoqërisë.

Në Shqipëri, për çdo 100 lekë të ardhura të disponueshme që siguron e gjithë popullsia, vetëm 3.6 lekë u takojnë 20% të individëve me të ardhurat më të ulëta, ndërsa 96.4 lekët e tjera shpërndahen te pjesa tjetër e popullsisë.

Diferenca është veçanërisht e madhe me Kosovën, ku një e pesta e popullsisë me të ardhurat më të ulëta përfiton 6.6% të totalit të të ardhurave pas taksave. Pesha e të ardhurave të kësaj shtrese në Kosovë është gati 1.8 herë më e lartë se në Shqipëri.

Edhe vendet e tjera të rajonit kanë një shpërndarje më të favorshme për grupin me të ardhurat më të ulëta. Në Malin e Zi, 20% e popullsisë më të varfër përfiton 4.4% të të ardhurave totale, në Bosnjë-Hercegovinë 4.3%, në Serbi 4.1% dhe në Maqedoninë e Veriut 4%.

Megjithëse diferencat me disa prej vendeve janë më të vogla se me Kosovën, Shqipëria mbetet e fundit në rajon për pjesën e të ardhurave që shkon te shtresa më e varfër.

Pesha e ulët e të ardhurave të 20% të popullsisë më të varfër është një tregues i rëndësishëm i pabarazisë ekonomike dhe i pozitës së dobët financiare të kësaj shtrese në raport me pjesën tjetër të shoqërisë.

Një vend mund të ketë një pjesë më të ulët të të ardhurave për shtresën më të varfër, por një nivel më të lartë të ardhurash mesatare. Për të vlerësuar varfërinë reale duhen marrë në konsideratë edhe të ardhurat konkrete të familjeve, kostoja e jetesës dhe përqindja e popullsisë që jeton nën pragun e varfërisë.

Për Shqipërinë, të dhënat e vitit 2025 evidentojnë se grupi me të ardhurat më të ulëta merr një pjesë më të vogël të të ardhurave totale se në çdo vend tjetër të rajonit. Kjo e bën këtë shtresë veçanërisht të ndjeshme ndaj rritjes së çmimeve dhe shpenzimeve të domosdoshme, pasi familjet me të ardhura të pakta kanë më pak hapësirë financiare për të përballuar kostot e ushqimeve, banesës dhe shërbimeve bazë.

Treguesi ngre gjithashtu çështjen e efektivitetit të politikave të rishpërndarjes së të ardhurave, përfshirë sistemin e taksave dhe transfertat sociale, pasi diferenca mbetet e lartë edhe pas përfshirjes së tyre në të ardhurat e disponueshme të popullsisë. /Monitor

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon Haxhiu: Presim sqarim nga Komisioni Evropian
Next Article “Është top lojtar”, Klopp refuzon të dëgjojë kritikat për yllin gjerman
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?