By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova me 44 pikë në Indeksin e Korrupsionit, KDI: Luftimi i korrupsionit të bëhet prioritet për institucionet e reja të dala nga zgjedhjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kosova me 44 pikë në Indeksin e Korrupsionit, KDI: Luftimi i korrupsionit të bëhet prioritet për institucionet e reja të dala nga zgjedhjet
Maqedoni

Kosova me 44 pikë në Indeksin e Korrupsionit, KDI: Luftimi i korrupsionit të bëhet prioritet për institucionet e reja të dala nga zgjedhjet

admin
Last updated: 11/02/2025 11:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Transparency International sot publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2024.

Ky indeks që përfshin rezultatet për 180 shtete të botës shpërfaqë nivelet e perceptimit të korrupsionit në sektorin publik duke bazuar në raporte kredibile të organizatave globale si Banka Botërore, Freedom House, World Justice Project, Bertelsmann Foundation Transformation Index, Varieties of Democracy, Global Insights Country Risk – shumica e të cilave janë publikuar në vitin 2023.

“CPI këtë vit tregon se mbi gjysma e vendeve të botës qëndrojnë nën mesataren globale që është 43 pikë dhe shumica e tyre nuk kanë bërë progres në luftimin e korrupsionit në sektorin publik.

Regjioni i Evropës Juglindore dhe Azisë Qendrore ku bën pjesë edhe Kosova, është regjioni me mesataren gati më të ulët në botë, kryesisht për shkak të problemeve të theksuara me sundimin e ligjit, autokracinë në rritje, cenimin e mediave të lira dhe institucionet e dobëta demokratike”, thuhet në komunikatë.

Kosova për vitin 2024 ka shënuar 44 pikë dhe është renditur e 73-ta në ranglistën botërore. Në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ajo është renditur pas Malit të Zi dhe ka lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Që nga viti 2012, kur Kosova është bërë pjesë e vlerësimeve të CPI, progresi i saj ka qenë i vazhdueshëm por i ngadaltë, me gjithsej 10 pikë në 12 vitet e fundit.

Mali i Zi                                  46 pikë – vendi 65

Kosova                                  44 pikë – vendi 73

- Advertisement -
Ad imageAd image

Shqipëria                               42 pikë – vendi 80

Maqedonia e Veriut               40 pikë – vendi 88

Serbia                                   35 pikë – vendi 105

- Advertisement -
Ad imageAd image

Bosnjë e Hercegovina          33 pikë – vendi 114

Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe krijimit të institucioneve të reja qeverisëse, KDI degë e Transparency International në Kosovë kërkon që lufta kundër korrupsionit të vendoset si prioritet dhe të udhëhiqet nga një strategji kombëtare efektive e përcjellë me resurse të nevojshme financiare.

KDI kërkon nga institucionet që llogaridhënia dhe trasparenca në sektorin publik të përbrendësohen si standarde bazike të qeverisjes së mirë në mënyrë që të parandalohet shpërdorimi i resurseve publike, nepotizmi dhe disbalansi midis pushteteve.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense
Next Article Ancelotti pretendon se Rodri duhej ta kishte fituar Topin e Artë në vitin 2023 para Messit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?