By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s në Turqi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s në Turqi
Kosovë

Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s në Turqi

admin
Last updated: 24/06/2026 18:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ankara, 24 qershor Zhurnal.mk – Ndonëse 10 vende jo-anëtare do t’u bashkohen 32 shteteve anëtare të Aleancës në këtë takim të nivelit të lartë, Kosova nuk do të jetë njëra prej tyre.

Kosova nuk do të jetë pjesë e samitit të NATO-s që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara të Turqisë, pavarësisht se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se 10 vende jo-anëtare do t’u bashkohen 32 shteteve anëtare të Aleancës në këtë takim të nivelit të lartë.

Një zyrtar i NATO-s ka konfirmuar për Albanian Post se Kosova do të mbetet jashtë këtij samiti.

“Institucionet në Kosovë nuk janë ftuar të marrin pjesë në Samitin e liderëve të Aleancës në Ankara”, deklaroi zyrtari i NATO-s për Albanian Post.

NATO-ja gjatë muajit qershor bëri të ditur se në vitin e ardhshëm do të bëjë reduktim të pranisë së saj në Kosovë. Misioni paqeruajtës i NATO-s është vendosur në vitin 1999, pas përfundimit të luftës.

Nga rreth 50 mijë trupa sa ishin dislokuar në atë periudhë, aktualisht në Kosovë janë rreth 4 mijë e 600 paqeruajtës të KFOR-it nga shtete të ndryshme.

Ndërkaq, Kosova ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare për t’u anëtarësuar në NATO, pasi nuk njihet nga të gjitha shtetet anëtare të Aleancës.

Katër vende të NATO-s, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në NATO, vendimet për anëtarësim merren me konsensus të plotë, që do të thotë se edhe kundërshtimi i një shteti të vetëm mund ta bllokojë procesin.

Po ashtu, Kosova vazhdon të ketë një status të kontestuar ndërkombëtarisht. Edhe pse mbi 100 shtete e kanë njohur pavarësinë e saj, mungesa e njohjes universale e bën të vështirë pranimin në organizata si NATO, ku shtetësia e plotë është parakusht politik dhe juridik.

Në samitin e NATO-s në Ankara pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ndërkaq, muajve të fundit, Aleanca është vënë nën presion për shkak të ndryshimeve në politikën e SHBA-së, të cilat shkojnë përtej kërkesave për forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s.

Prioritetet e këtij samiti do të jenë planifikimi i mbrojtjes dhe parandalimit (deterrencës), objektivat për shpenzimet e mbrojtjes dhe ndarja e barrës mes aleatëve, mbështetja e mëtejshme për Ukrainën, përfshirë dërgimin e pajisjeve, mekanizmat e financimit dhe forcimin afatgjatë të rezistencës, si dhe drejtimi i ardhshëm i Aleancës.

Javën e kaluar, ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare zhvilluan takimin e fundit përpara samitit në Ankara.

You Might Also Like

Tensione në LDK/ Baza kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Hadergjonaj për zhvillimet e fundit: LDK ka nevojë për unitet, jo për fajësimet e ndarje, s’e kemi luksin të merremi me përçarje

Haxhiu dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme, kërkon rinumërim të votave

Abdixhiku ose Haziri, LDK-ja kërkon postin e presidentit

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama pret në Tiranë ambasadorin e ri të Turqisë, kryeministri ndan fotot me Erciyes
Next Article Tensione në LDK/ Baza kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Deklarata bombë e Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin
Bota
Tensione në LDK/ Baza kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut
Kosovë
Rama pret në Tiranë ambasadorin e ri të Turqisë, kryeministri ndan fotot me Erciyes
Shqipëri
Latifi në takimin e WBIF: Investimet në rrjetin e transmetimit janë investime në sigurinë energjetike të vendit
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?