By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova përmendet nga Trump në Samitin e NATO-s, hera e tretë brenda pak ditësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kosova përmendet nga Trump në Samitin e NATO-s, hera e tretë brenda pak ditësh
Maqedoni

Kosova përmendet nga Trump në Samitin e NATO-s, hera e tretë brenda pak ditësh

admin
Last updated: 26/06/2025 08:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një deklaratë të bërë gjatë një konference për media në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmendi sërish Kosovën dhe Serbinë si shembull të konflikteve që, sipas tij, janë zgjidhur gjatë mandatit të tij.

Kjo është hera e tretë brenda pak ditës që Trump përmend çështjen e Kosovës.

I pyetur rreth situatës në Ukrainë dhe rrezikut të ambicieve territoriale të presidentit rus Vladimir Putin përtej këtij vendi, Trump u shpreh se “është e mundur” që Rusia të ketë synime të tjera, por shtoi se disa nga konfliktet më të mëdha ndërkombëtare janë tashmë “nën kontroll” falë ndërhyrjes së tij.

“Në javët e fundit ne u kujdesëm për Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë, Kongo po vjen, Rëanda po vjen. Kjo ishte një luftë e madhe… kokë të prera në të gjithë Afrikën. Askush nuk ka bërë kurrë diçka të ngjashme,” u shpreh Trump me ton triumfalist.

Ai shtoi se situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndër ato që “është sjellë në një përfundim”, duke iu referuar rolit të administratës së tij në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi gjatë viteve të mëparshme.

“Njëjtë edhe me Kosovën e Serbinë, kanë luftuar për vite, dhe siç e dini, e sollëm edhe atë në një përfundim,” theksoi Trump.

Kosova u përmend edhe nga sekretari i NATO-s, Mark Rutte, i cili ka ka folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, konkretisht Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

I pyetur nga një gazetar për mospërmendjen e Ballkanit Perëndimor në deklaratën e Samitit, Rutte ka thënë se NATO vazhdon të jetë e fokusuar në rajon përmes trupave të saj në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Rutte ka thënë se KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnje e Hercegovinë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“E kam vizituar rajonin, kam pasur bisedime me liderët në Bosnje dhe Kosovën. Jemi shumë të involvuar si NATO, si BE gjithashtu është shumë e involvuar. Koordinohemi ngushtë me Kaja Kallas dhe Ursula Von Der Leyen”, ka thënë Rutte.

“Ne vazhdojmë të jemi aty, asgjë s’ka ndryshuar”, ka shtuar tutje Sekretari i NATO-s.

Edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe prezencën e KFOR-it turk në vend.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Erdogani tha se pjesëtarët e KFOR-it turk janë në rajonin e Ballkanit Perëndimor “për paqe dhe qetësi”, teksa shtoi se derisa KFOR-i turk ndodhet aty, shpreson të mos ketë ndonjë problem.

“Siç e dini, KFOR-i turk është në rajon. Pse është në rajon? Për paqe, për qetësi, dhe përderisa ne jemi atje, dhashtë Zoti të mos kemi probleme atje”, deklaroi Erdogani në konferencën me media pas samitit të NATO-s në Hagë, teksa u pyet për situatën në veri të vendit nga një gazetar i Kosovës.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dita Ndërkombëtare në mbështetje të viktimave të torturës
Next Article Trump bën thirrje që gjyqi i Netanyahut për korrupsion të anulohet dhe thotë se do ta “shpëtojë” atë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?