By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, 17 Shkurti datë historike!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Kosova shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, 17 Shkurti datë historike!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Kosova shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, 17 Shkurti datë historike!

admin
Last updated: 17/02/2025 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt – Sot festohet Dita e Pavarësisë së Kosovës, ditë feste për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Pavarësia e Kosovës është vulë dhe vërtetim i sakrificës dhe durimit për liri dhe pavarësi. Populli i Kosovës është popull liridashës prandaj luftuan, rezistuan, dhe në fund e fituan lirinë e merituar. Kosova ka filluar nga zero dhe sot po feston 17 vjetorin me një lidership politik tejet të fuqishëm, të përgjegjshëm, dhe me gatishmëri të plotë për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës. Kosova sot ka ushtri, ka qytetarë që punojnë, ekonomi progresive, arsim, shëndetësi, e kulturë në nivelin e duhur, shkruan Zhurnal.

Fakte për Pavarësinë e Kosovës –

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 109 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. 11 deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. 9 përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.

Versioni origjinal i papirusit të deklaratës është nënshkruar nga delegatët po atë ditë. Teksti i deklaratës në gjuhën shqipe është i vetmi tekst autentik. Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.

Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Afganistani, Kosta Rika, SHBA, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, etj.

Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

116 nga 193 shtete anëtare të OKB-së kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. 23 nga 28 shtetet e BE-së po ashtu e kanë njohur Kosovën. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATO-s nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.

Zvicra e njohur Pavarësinë e Kosovës më 27 Shkurt 2018. Shtetet që e kundërshtojnë Pavarësinë e Kosovës janë: Serbia, Rusia, Kina, Spanja, India, Gjeorgjia, Greqia, Brazili, Spanja, Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia.  Parlamenti Evropian më 30 maj 2008, shpalli se e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Ishte hera e parë që flamuri i Kosovës, u paraqit zyrtarisht në institucionet e Bashkimit Evropian.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Agjencia e Lajmeve Zhurnal uron Pavarësinë e Kosovës–

Prandaj, ne si Agjenci e Lajmeve kredibile në Maqedoninë e Veriut, urojmë 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Maqedonia e Veriut ashtu si çdo herë vazhdon ta përkrah dhe të qëndroj afër Kosovës në sfida, në festa e ditë zie, si dy shtete mike e aleate ashtu siç i ka hije. Kujtojmë që, RMV është ndër vendet e para që njohëm Kosovën, e me të njëjtën energji qëndrojmë akoma, edhe si qytetarë, por edhe nga aspekti institucional. Pa kurrfarë hamendje e lëkundje pavarësisht gjitha vështirësive dhe ndërmjetësimeve për të përkeqësuar marrdhëniet mes dyja shteteve.

Sot, Maqedonia e Veriut si vend anëtare e NATO-s, kontribuon me kontigjen ushtarësh në Kosovë në forcimin dhe ruajtjen e sigurisë, sepse gjendja stabile në Kosovë është shenjë e stabilitetit në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nuk duhet të harrojë që shumë shpejt bashkë me Kosovën ne do të kemi edhe dy pika kufitare ku do të futet në zbatim metoda “One stop shop”, gjë që dukshëm do të ndikojë në eliminimin e kolonave në pikat kufitare, që kohëve të fundit vërtetë janë bërë të mërzitshme dhe të bezdisshme.  

Marrëdhëniet e mira dhe miqësore të bazuara në besimin reciprok në mes të dy vendeve tona janë kyçe për të trajtuar së bashku sfidat tjera rajonale. Si dy vende fqinjësore të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, në pikëpamje politike, sociale dhe kulturore, ku edhe më shumë na afrojnë dhe lidhin mes vete kontaktet e qytetarëve të të dy vendeve dhe lidhjet e tyre farefisnore mes vete. Vetëm të bashkuar dhe me partneritet të lartë do t’i arrijmë qëllimet tona të përbashkëta.

E në fund nuk ka se si mos ta falëndërojmë Qeverinë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti që ka bërë për veriun e vendit ma shumë se krejt qeveritë tjera së bashku. Këtë 17 vjetor Kosova po feston edhe pasi ka kaluar procesin më të rëndësishëm demokratik, zgjedhjet. Në formën më të mirë të mundshme filluan dhe përfunduan. Akoma janë në proces të numërimit të votave dhe përbërjes së qeverisë së re. Kosovën e priftë e mbara, qytetarët qofshin të lirë e të pavarur gjithmonë! /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vjedhje në Drenas – arrestohen katër persona
Next Article Aksident mes dy veturave në Gjilan – arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?