By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kostovski: Çerdhja e re në Butel 2 është investimi që sjell dinjitet, kujdes dhe shpresë për fëmijët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kostovski: Çerdhja e re në Butel 2 është investimi që sjell dinjitet, kujdes dhe shpresë për fëmijët
Maqedoni

Kostovski: Çerdhja e re në Butel 2 është investimi që sjell dinjitet, kujdes dhe shpresë për fëmijët

admin
Last updated: 14/04/2025 12:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 prill – Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, promovoi sot nisjen e punimeve për ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Butel 2, e cila përfaqëson investimin më të madh të komunës në këtë zonë deri më tani.

Në vendin e objektit të vjetër të ndërtuar në vitin 1964, tashmë po ndërtohet një çerdhe moderne dhe bashkëkohore, që do të plotësojë të gjitha standardet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore. Ndërtimi po ecën me një ritëm të shpejtë dhe pritet të finalizohet në afat të parashikuar.

“Objekti i ri do të ketë sipërfaqe prej 1800 metra katrorë dhe do të përfshijë 3 hyrje të veçanta, 7 dhoma aktivitetesh secila me dhomën e saj të gjumit, 2 dhoma të tjera me hapësira të përbashkëta gjumi, si dhe një dhomë moderne për foshnja. Gjithashtu, do të ketë një hapësirë të veçantë për izolim dhe kujdes shëndetësor, së bashku me një kuzhinë të posaçme për përgatitjen e ushqimit të foshnjave”, ka shkruah Kostovski.

Kapaciteti i çerdhes do të jetë për 200 fëmijë, duke plotësuar një nevojë të kahmotshme të banorëve të lagjes Butel 2.

“Pas shumë viteve me premtime të parealizuara, më në fund po e sjellim këtë investim kapital në Butel 2. Kjo çerdhe është dëshmi e përkushtimit tonë për një komunë moderne dhe evropiane,” ka shkruar më tek kryetari i Butelit, Darko Kostovski.

Sipas Kostovskit ky projekt është pjesë e vizionit për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Butelit dhe për mbështetjen e familjeve të reja.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe mot i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskoshme të shiut, bubullima dhe erë
Next Article Gjithsej 57 nga 193 pacientë mjekohen në spitalet përgjatë Shkupit dhe jashtë vendit, dy janë në gjendje kritike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?