By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kovaçevski: Bartësit e listave dhe kandidatëve për deputetë do të jenë të njohur në kongres javën e fundit të këtij muaji
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kovaçevski: Bartësit e listave dhe kandidatëve për deputetë do të jenë të njohur në kongres javën e fundit të këtij muaji
Maqedoni

Kovaçevski: Bartësit e listave dhe kandidatëve për deputetë do të jenë të njohur në kongres javën e fundit të këtij muaji

admin
Last updated: 15/03/2024 14:50
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 mars – Bartësit e listave dhe kandidatëve për deputetë do të jenë të njohur në kongres në filim të javës së fundit të muajit, deklaroi lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në ngjarje në Hipodrom.

“Tashmë informova se në LSDM po zhvillohet procedura në pajtim me rregulloren për kandidim të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare dhe sipas asaj që u miratua në Këshillin qendror, vlerësoj se edhe bartësit edhe kandidatët për deputetë do të jenë të njohur në opinion përmes mbajtjes së kongresit në fillim të javës së fundit këtë muaj”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se bartësit e listave do të jenë kuadro partiake me përvojë, anëtarë të cilët në të kaluarën kanë kryer pozita të larta në parti, si dhe pozita të larta në shtet.

“Vlerësoj se e njëjta ka të bëjë edhe me kandidatët për deputetë në të gjitha njësitë zgjedhore. Megjithatë, nuk do të doja tani të spekuloj para se të merren vendimet edhe në KZ edhe në KQ dhe gjithsesi në kongres, i cili do të mbahet diku në filim të javës së fundit të muajit mars”, tha Kovaçevski.

Në pyetjen e gazetarëve se pse kanë hequr dorë nga përkrahja e ligjit për lojërat me fat dhe nëse kjo do të thotë se nuk do të ketë koalicion me BDI-në, ai thotë se nuk u sugjeron deputetëve si të votojnë.

“Të gjitha deklaratat e mia lidhur me cilindo ligj janë të qasshme për opinionin, ashtu që sa kam qenë unë i zëshëm ose më pak i zëshëm, opinioni ka qasje në këtë dhe mund të vlerësojë, e mund edhe ju të vlerësoni. Ky ligj ka marrë sa e di gjatë votimit të dytë 51 vota, që do të thotë se ka pasur 51 deputetë, të cilët kanë votuar për të, pa dallim nga cila parti vijnë. Megjithatë, kjo nuk është mjaftë në pajtim me Kushteutën tonë, pasi gjatë vetos pezulluese duhet të ketë 61 vota, ashtu që lidhur me votimin e deputetëve, do të duhet t’u drejtoheni të gjithë deputetëve, të gjitha partive politike, të cilat marrin pjesë në Parlament, që të thonë, pasi unë një herë ju thash se nuk u sugjeroj deputetëve si të votojnë në Parlament, pasi deputeti ka të drejtë sovrane si duhet të votohet lidhur me interesat e qytetarëve dhe lidhur me qëndrimin të cilët ata e përfaqësojnë në emrin e tyre në Parlament”, vlerësoi ai.

Lidhur me deklaratën e ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi se “ai që do të humb në zgjedhje, më nuk duhet të merret me politikë”, respektivisht në nënpyetjen nëse LSDM-ja humb, a do të tërhiqet nga politikaa, Kovaçevski tha se nuk e ka dëgjuar deklaratën dhe nuk mund të komentojë. 

“Unë në LSDM jam nga viti 1994 dhe nga viti 1994 e deri tani, LSDM-ja ka fituar në zgjedhje, LSDM-ja ka pasur edhe rezultate më pak të suksesshme në zgjedhje dhe kjo ka të bëjë me të gjithë anëtarët, të cilët nga ajo kohë janë në LSDM. Kjo është njëlloj si të thuani nëse për shembull ndonjë ekip i futbollit humb ndeshje, atëherë të gjithë ata futbollistë dhe trajnerë më kurrë të mos merren me futboll. Me të vërtetë nuk e kam dëgjuar deklaratën dhe për këtë shkak nuk mund hollësisht të komentoj”, tha ai.

Megjithatë, shtoi ai, politikanët merren me politikë, ata ofrojnë zgjidhje, qytetarët vlerësojnë, vlerësojnë se çka është në interesin e tyre dhe në një moment të caktuar ata përkrahin një parti politike, më vonë përkrahin parti tjertër politike, në nivel lokal përkrahin një parti politike, në nivel shtetëror përkrahin parti tjetër politike.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lista e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, këta janë pesë yjet e Superligës që u ftuan nga Franco Foda
Next Article “Rrezikojmë Luftën e Tretë Botërore”, ja çfarë thotë ministri italian për trupat e NATO-s në Kiev

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?