By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kovaçevski: LSDM dhe koalicioni nuk do ta mbështesin ribalancin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kovaçevski: LSDM dhe koalicioni nuk do ta mbështesin ribalancin
Maqedoni

Kovaçevski: LSDM dhe koalicioni nuk do ta mbështesin ribalancin

admin
Last updated: 12/08/2024 18:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht- LSDM-ja dhe koalicioni nuk do ta përkrahin ribalancin, tha deputeti Dimitar Kovaçevski në debatin e përgjithshëm parlamentar që filloi sot pasdite, pas ekspozesë së ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Siç tha Kovaçevski i cili shpjegoi këtë vendim, me ribalancin nuk janë siguruar mjete për rritje të vazhdueshme të pagave dhe rritje të pagës minimale, nuk janë paraparë mjete për shlyerjen e obligimeve kontraktuale për të mbështetur investimet e kompanive vendore, janë ulur mjetet për subvencione bujqësore, janë ulur për 10 milionë denarë mjetet për shoqatat e personave me aftësi të kufizuara dhe për organizatat që luftojnë dhunën në familje dhe fusha të tjera të ngjashme.

Kovaçevski foli edhe për treguesit ekonomikë, duke theksuar se sipas ribalancit, deficiti i BPV-së së planifikuar është 4,9 për qind që është një rritje për një të tretën në raport me deficitin e planifikuar origjinal.

“LSDM-ja nuk do ta prolongojë debatin për ribalancin. Gjatë debatit në komision, LSDM-ja dhe koalicioni kanë dorëzuar 58 amendamente prej të cilave asnjë nuk është pranuar. Në pjesën e pagave nuk janë parashikuar mjete për rritje të vazhdueshme të pagave dhe për rritje të pagës minimale nuk janë përcaktuar mjete për rritjen e pagave në arsim, edhe pse në buxhet ka të hyra më të mëdha, nuk janë dhënë mjete për mbulimin e detyrimeve të mbrojtjes sociale, as për rritjen e të drejtave për mbrojtjen e fëmijëve, janë ulur fondet për programin IPARD, gjegjësisht për bujqit, si dhe mjetet për paradhënie të subvencioneve bujqësore…”, theksoi Kovaçevski i cili përmendi edhe katër ministritë e reja në buxhetin e ardhshëm, ku siç tha, “nuk ka mundësi të paguajnë paga për punëtorët në këtë moment”.

Ka replikuar Igor Zdravkovski nga VMRO-DPMNE-ja.

“I keni futur në borxhe të gjallët dhe të palindurit. Tani 1,8 miliardë duhet të kthehen vetëm në bazë të kamatës për huazimet”, theksoi Zdravkovski.

Në pjesën e kaluar të seancës, ministrja Dimitrieska Koçoska e vlerësoi ribalancin si përpjekje të Qeverisë së re për të siguruar likuiditet për kryerjen e rregullt të gjitha obligimeve deri në fund të vitit, duke siguruar njëkohësisht funksionimin normal të institucioneve dhe realizimin e projekteve që kanë dinamikën e duhur.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci do të sigurojë likuiditet për servisimin e rregullt të të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit
Next Article Stojanoski: Nga shtatori rritje lineare e pensioneve për 2.500 denarë, në mars po aq rritje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?