By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kovaçevski – Meloni: Patrullën ajrore të NATO-s mbi qiellin tonë do ta realizojë Italia, kemi mbështetje të plotë për integrimet evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kovaçevski – Meloni: Patrullën ajrore të NATO-s mbi qiellin tonë do ta realizojë Italia, kemi mbështetje të plotë për integrimet evropiane
MaqedoniNATO

Kovaçevski – Meloni: Patrullën ajrore të NATO-s mbi qiellin tonë do ta realizojë Italia, kemi mbështetje të plotë për integrimet evropiane

admin
Last updated: 27/05/2023 13:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 maj – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një bisedë telefonike me kryeministren e Italisë, Xhorxhia Meloni, ka biseduar për çështjet aktuale për shtetin tonë dhe për rajonin. 

“Në fokus të bisedës telefonike, ndërmjet Kovaçevskit dhe Melonit, ishte patrullimi i ardhshëm mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut, nga ana e forcave ajrore italiane. Ky proces është sipas parimeve të NATO-s për zëvendësim, ndërsa kryeministrat biseduan rreth harmonizimit të nevojshëm teknik mes dy shteteve, pas nënshkrimit të së cilës Italia edhe zyrtarisht do të përfshihet në këtë mision të NATO-s mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë. 

Kryeministri Kovaçevski, siç shtohet në kumtesë, shprehu keqardhje për viktimat në vërshimet të cilat kapluan disa pjesë të Italisë këtë muaj, për çka Maqedonia e Veriut tashmë ofroi ekipe për ndihmë në sanimin e pasojave, në formën siç është e nevojshme dhe mundur. 

“Kryeministri Kovaçevski falënderoi për forcimin e rolit dhe lidershipit të Italisë, kur bëhet fjalë për perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, gjegjësisht për faktin që Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministrja Meloni, e vendosi Ballkanin Perëndimor lart në prioritetet e politikës së jashtme. Në bisedë u theksua se Italia mbështet plotësisht integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO dhe se procesi i bashkimit evropian nuk do të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor”,bëhet e ditur në kumtesë.

Kovaçevski dhe Meloni, siç është bërë e ditur në kumtesë, e theksuan rëndësinë e hapit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane, me pritje të shprehur që të gjithë liderët dhe subjektet politike në vend ta kenë parasysh rëndësinë e procesit të integrimeve evropiane, bëhet e ditur në kumtesë.

Në bisedën telefonike, kryeministri Kovaçevski e përfshëndeti vendimin e Bashkimit Evropian me të cilin projekti infrastrukturor strategjik Korridori 8 hyri në rrjetin e korridoreve kryesore në rajon dhe në Evropë.

Në atë drejtim kryeministri Kovaçevski e theksoi rolin e rëndësishëm të Italisë në theksimin e rëndësisë së Korridorit 8, në realizimin e të cilit është e përkushtuar edhe Maqedonia e Veriut. 

Në bisedë është konstatuar edhe se këtë vit Maqedonia e Veriut dhe Italia shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, që është jubile i madh i cili jep motiv për bashkëpunim të mëtutjeshëm të përforcuar. 

“Vlerësohet se marrëdhëniet politike janë tradicionalisht të mira dhe miqësore, ndërsa bashkëpunimi ekonomik e ruan trendin afatgjatë në të cilin Italia është vazhdimisht në listën e dhjetë vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka vëllimin më të madh të tregtisë”, qëndron në njoftimin e shërbimit për informim të qeverisë.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sfidat për zgjedhjen e sekretarit të ri të NATO-s
Next Article NATO sistemon forca shtesë në Kosovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?