By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​KQZ në pritje të vendimit të Supremes, Baraliu: S’ka arsye për rinumërim të plotë të votave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​KQZ në pritje të vendimit të Supremes, Baraliu: S’ka arsye për rinumërim të plotë të votave
Kosovë

​KQZ në pritje të vendimit të Supremes, Baraliu: S’ka arsye për rinumërim të plotë të votave

admin
Last updated: 06/07/2026 17:00
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për ankesat e paraqitura ndaj rezultateve të zgjedhjeve të shpallura më 27 qershor, ndërsa certifikimi i rezultateve do të varet nga epilogu i këtij procesi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se nëse vendimet e Gjykatës Supreme nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, atëherë institucioni mund të procedojë me certifikimin e rezultateve.

Në të kundërtën, sipas tij, fillimisht do të zbatohen obligimet që mund të dalin nga vendimet e Supremes dhe vetëm më pas do të bëhet certifikimi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura për rezultatet e shpallura më 27 qershor. Nëse vendimet nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve. Ndërkaq, nëse vendimet përmbajnë obligime për KQZ-në, ato do të zbatohen fillimisht, ndërsa më pas do të procedohet me certifikimin e rezultateve”, deklaron Elezi.

Ndërkohë, njohësi i proceseve zgjedhore, profesori Mazllum Baraliu, vlerëson se kërkesat për rinumërimin e të gjitha votave të një subjekti politik janë të panevojshme, pasi procesi i verifikimit tashmë është kryer nga institucionet kompetente në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të të gjitha subjekteve politike.

Sipas tij, zvarritja e procesit po e vonon pa arsye certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve të reja.

“Mendoj që futja në një proces të rinumërimit të të gjitha qindra mijëra votave të një subjekti politik është diçka që nuk ka nevojë, sepse ato janë verifikuar. Të gjitha votat janë kontrolluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga zyrtarët kompetentë dhe në prani të përfaqësuesve të të gjitha subjekteve politike. Prandaj, Gjykata Supreme duhet ta përfundojë pa vonesë shqyrtimin e kësaj ankese, ose të këtyre dy ankesave, nëse janë të ndara, dhe t’i hapë rrugë KQZ-së për certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve. Jemi vonuar tepër shumë dhe nuk ka më bazë apo arsyetim për vonesa të mëtejshme, qoftë edhe nga organet gjyqësore”, thekson Baraliu për KosovaPress.

KosovaPress ka kërkuar përgjigje edhe nga Gjykata Supreme lidhur me ankesat e paraqitura, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Nga këto zgjedhje, partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa, me 47.13%, që ka fituar 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës, me 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.69%, ka fituar 18 ulëse dhe Aleanca, me 6.74%, ka fituar shtatë ulëse.

Vendimi i Gjykatës Supreme pritet të jetë hapi i fundit juridik para certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Krahas konstituimit dhe formimit të Qeverisë, deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë duhet edhe ta zgjedhin presidentin e ri, për të cilin ka afat 60 ditë prej momentit të konstituimit të Kuvendit.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë mbajtur pikërisht për shkak të dështimit të partive parlamentare për ta zgjedhur presidentin e vendit, pas përfundimit të mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për ankesat e paraqitura ndaj rezultateve të zgjedhjeve të shpallura më 27 qershor, ndërsa certifikimi i rezultateve do të varet nga epilogu i këtij procesi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se nëse vendimet e Gjykatës Supreme nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, atëherë institucioni mund të procedojë me certifikimin e rezultateve.

Në të kundërtën, sipas tij, fillimisht do të zbatohen obligimet që mund të dalin nga vendimet e Supremes dhe vetëm më pas do të bëhet certifikimi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura për rezultatet e shpallura më 27 qershor. Nëse vendimet nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve. Ndërkaq, nëse vendimet përmbajnë obligime për KQZ-në, ato do të zbatohen fillimisht, ndërsa më pas do të procedohet me certifikimin e rezultateve”, deklaron Elezi.

Ndërkohë, njohësi i proceseve zgjedhore, profesori Mazllum Baraliu, vlerëson se kërkesat për rinumërimin e të gjitha votave të një subjekti politik janë të panevojshme, pasi procesi i verifikimit tashmë është kryer nga institucionet kompetente në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të të gjitha subjekteve politike.

Sipas tij, zvarritja e procesit po e vonon pa arsye certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve të reja.

Mendoj që futja në një proces të rinumërimit të të gjitha qindra mijëra votave të një subjekti politik është diçka që nuk ka nevojë, sepse ato janë verifikuar. Të gjitha votat janë kontrolluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga zyrtarët kompetentë dhe në prani të përfaqësuesve të të gjitha subjekteve politike. Prandaj, Gjykata Supreme duhet ta përfundojë pa vonesë shqyrtimin e kësaj ankese, ose të këtyre dy ankesave, nëse janë të ndara, dhe t’i hapë rrugë KQZ-së për certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve. Jemi vonuar tepër shumë dhe nuk ka më bazë apo arsyetim për vonesa të mëtejshme, qoftë edhe nga organet gjyqësore”, thekson Baraliu për KosovaPress.

KosovaPress ka kërkuar përgjigje edhe nga Gjykata Supreme lidhur me ankesat e paraqitura, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Nga këto zgjedhje, partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa, me 47.13%, që ka fituar 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës, me 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.69%, ka fituar 18 ulëse dhe Aleanca, me 6.74%, ka fituar shtatë ulëse.

Vendimi i Gjykatës Supreme pritet të jetë hapi i fundit juridik para certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Krahas konstituimit dhe formimit të Qeverisë, deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë duhet edhe ta zgjedhin presidentin e ri, për të cilin ka afat 60 ditë prej momentit të konstituimit të Kuvendit.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë mbajtur pikërisht për shkak të dështimit të partive parlamentare për ta zgjedhur presidentin e vendit, pas përfundimit të mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani.

You Might Also Like

Isufaj për deklaratën e Haxhiut: Nuk bie pre e askujt

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e Jasharajve

LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin

Prodhuesit e qumështit në protestë: Katër ditë pa grumbullim, qumështi “Vita” është i Kosovës, jo i Serbisë

Osmani nuk komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Qëndroj prapa deklarimeve të mëhershme

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: Leja e re për “Titan‑Usje” do të jetë sipas parametrave të ligjit të ri, premtoj procedurë transparente
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Hoxha: Leja e re për “Titan‑Usje” do të jetë sipas parametrave të ligjit të ri, premtoj procedurë transparente
Maqedoni
Isufaj për deklaratën e Haxhiut: Nuk bie pre e askujt
Kosovë
Lutkov: Zbatimi i pasaktë i Ligjit për gjuhën maqedonase është pasojë e menaxhimit të papërgjegjshëm shumëvjeçar
Maqedoni
Tri shenjat që në korrik hyjnë në periudhën më me fat të vitit
Life Style

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?