By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Krahët e punëtorëve” i rikthehet Gjermanisë në festivalin prestigjioz
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > “Krahët e punëtorëve” i rikthehet Gjermanisë në festivalin prestigjioz
Kulturë

“Krahët e punëtorëve” i rikthehet Gjermanisë në festivalin prestigjioz

admin
Last updated: 14/02/2025 18:30
By admin 9 Min Read
Share
SHARE

Rreth 3 mijë e 400 filma, nga të katër anët e botës, ia kishin mësyrë edicionit të 37-të të Festivalit të Filmit në Dresden. Në një garë si kjo, “Krahët e punëtorëve” me skenar dhe regji të Ilir Hasanajt. Gjermania nuk është vend i panjohur për këtë dokumentar, por stacioni i radhës ka peshë. “Ky festival është një prej më të rëndësishmëve në Evropë, sidomos për filmat e shkurtër. Për atë arsye pjesëmarrja është lajm shumë, shumë i mirë që është përzgjedhur”, ka thënë Hasanaj.

Filmi i shkurtër dokumentar “Krahët e punëtorëve” e ka universalizuar rrëfimin duke u shfaqur nëpër ekranet botërore të festivaleve të filmit. Rrëfimin e ka shtrirë edhe përtej kontinentit e homazhi poetik dhe eksperimental kthehet në Gjermani për të dytën herë, në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Dresden, ku u përfshi nga një listë e ngushtë e filmave prej mbi tre mijë të tillë.

Festivali që mbahet në qytetin lindor të Gjermanisë, 165 kilometra nga kryeqyteti – Berlin, do të jetë takimi i dytë i rrëfimit të filmit “Krahët e punëtorëve” me publikun gjerman. Në qershorin e kaluar filmi u shfaq premierë gjermane në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Hamburg, si pjesë e kategorisë së filmave ndërkombëtarë në programin “We met a great storm at sea” më 5 dhe 7 qershor.

Në atë që njihet si një nga festivalet më të rëndësishme të llojit të vet në Gjermani dhe një nga më të mirët të filmit të shkurtër në Evropë, filmi i Ilir Hasanajt është një nga 67 të përzgjedhurit prej tre mijë e 400 filmave. “Krahët…” është në garën ndërkombëtare të festivalit në mesin e 35 filmave. Është i vetmi nga rajoni në garën e edicionit të 37-të të Festivalit të Filmit në Dresden.

Hasanaj ka thënë se duke pasur për bazë këto shifra, nuk është aspak e lehtë përfshirja në programin e këtij festivali.

“Ky festival është një prej më të rëndësishmëve në Evropë, sidomos për filmat e shkurtër. Për atë arsye pjesëmarrja është lajm shumë, shumë i mirë që është përzgjedhur. Ia vlen të ceket se prej rreth tre mijë e 400 filmave që kanë aplikuar, filmi ynë ‘Krahët e punëtorëve’ është në mesin e rreth 60 filmave që është përzgjedhur. Në garën ndërkombëtare ku është filmi, janë përafërsisht 35 filma, që i bie se nuk është e lehtë të hysh në këtë festival”, ka thënë Hasanaj për KOHËN.

Për shkak të rrugëtimit të vazhdueshëm të filmit nëpër festivale, ka thënë se nuk është e sigurt prania e tij në Dresden.

“Nuk e di ende nëse do të jem i pranishëm, sepse në atë kohë besoj që janë edhe disa festivale të tjera, mirëpo nëse më jepet mundësia do të kisha dëshirë të shkoja”, është shprehur ai.

Kjo është hera e parë që regjisori Hasanaj merr pjesë me një film në këtë festival.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nuk kam marrë pjesë më herët në këtë festival. Kjo është hera e parë, prandaj edhe nuk di shumë për këtë festival, por e di se filmi u ka pëlqyer programerëve dhe për atë arsye e kanë futur në garë”, ka thënë ai më tutje.

Pos nëpër festivale gjithandej nëpër Evropë, filmi “Krahët e punëtorëve” ka prekur edhe skenat aziatike. Hasanaj ka thënë se filmi po pritet mirë dhe se skena ndërkombëtare është bërë një me temën universale.

“Audienca kur flet për filmin, normalisht e përmend empatinë për karakteret dhe fotografinë, zërin, montazhin, krejt këto po vlerësohen si kualitet shumë i lartë si dhe po preken nga tregimi. Po më gëzon jashtëzakonisht shumë që po pritet mirë prej njerëzve, sepse nganjëherë tema mund të mos jetë e njëjtë për secilin vend, por më duket se filmi ka arritur të ketë një universalitet që nuk po ndodh vetëm në Kosovë, ku na prek tema të të drejtave të punëtorëve, por edhe në Ballkan dhe në shumë vende të tjera që janë shumë më të zhvilluara”, është shprehur regjisori që jeton e vepron midis Kosovës dhe Zvicrës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sivjet Festivali i Filmit të Shkurtër në Dresden mbahet prej 8 deri më 13 prill. Ai mbahet çdo vit në pranverë duke prezantuar në Dresden filmat më të mirë nga e gjithë bota. Sipas të dhënave të Festivalit, atë e vizitojnë rreth 20 mijë vizitorë, duke përfshirë rreth 500 të ftuar të akredituar.
Bëhet e ditur se programet garuese janë pjesa qendrore e festivalit. Por ka edhe programe të veçanta që e pasurojnë listën e festivalit.

“Në 11 programe të veçanta, rreth 70 filma nga deri në 20 vende në mbarë botën shfaqen në ekran. Çdo vit rreth tre mijë filma nga më shumë se njëqind vende paraqiten për nominime në gara. Filmat e paraqitur nuk mund të jenë më të vjetër se dy vjet dhe jo më të gjatë se 30 minuta. Në fund të çdo edicioni juritë zgjedhin filmat më të mirë në kategori të ndryshme dhe ndajnë dhjetë ‘Kalorës të Artë’ dhe gjashtë çmime speciale të pajisura me çmime në vlerë prej 72 mijë eurosh”, shkruhet në prezantimin e Festivalit.

Aty shpjegohet se përpos garës Festivali ka edhe programe të tjera të veçanta, si retrospektiva dhe filma për fëmijë.

“Përveç garës, festivali ka gjithashtu një përzgjedhje të gjerë të programeve speciale që fokusohen në një gamë të gjerë temash dhe vendesh, si dhe retrospektiva dhe filma për fëmijë. Kjo përfshin gjithashtu një seri kushtuar një fushe specifike çdo vit me disa programe filmike që trajtojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse atë. Deri në 250 filma shfaqen çdo vit në programet speciale”, shkruhet aty më tej.

Prezantimin e fundit filmi “Krahët e punëtorëve” e pati në Zvicër, në Festivalin e Filmit në Solothurn – Zvicër, edicionin e 60-të, që u mbajt prej 22 deri 29 janar. Aty e pati premierën në Zvicër.
“Mund të them se normalisht, nëse filmi ecën nëpër shumë festivale, shihet si njëfarë suksesi dhe jo vetëm kjo, por janë bërë gjashtë apo shtatë festivale ku kemi marrë çmime. Kudo që po pranohet festivali, futet në garë ndërkombëtare, gjë që është shumë mirë për filmin. Është duke pasur sukses dhe duke ecur në krejt botën”, është shprehur Ilir Hasanaj derisa ka bërë të ditur se rrugëtimi i filmit vazhdon.

“Kemi edhe disa premiera që po presim t’i kemi në vende të ndryshme. Kjo është ideja e bërjes së filmit, që të mund të shfaqet në sa më shumë vende dhe të shihet, Kosova të jetë në krejt botën. Derisa tash e kemi shfaqur në shumë vende, jo vetëm në Evropë, por në krejt botën, si në Hong-Kong, Meksikë, Brazil, është duke depërtuar edhe në vende tjera nëpër botë”, ka thënë Hasanaj.
Dokumentari i shkurtër “Krahët e punëtorëve” ka për protagonistë personazhe që kanë të kaluar të dhimbshme në vendet e tyre të punës. Në film ata tregojnë se kanë punuar shumë lloje punësh për mbijetesë. Plagët e tyre ende lëngojnë.

Regjisori Hasanaj u jep zë përvojave dhe rrëfimeve të harruara të tre protagonistëve në dokumentar, Milazimit, Fatmirit dhe Liridonit. Në 19 minuta të filmit rrëfimi ndërtohet si homazh poetik e eksperimental.

“Krahët…” e pati premierën në janar të kaluar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Rotterdam. Qe në garë në kategorinë e filmave të shkurtër “Tiger Short Competition”, ku edhe triumfoi. Premierë kombëtare u dha në edicionin e kaluar të festivalit ndërkombëtar të dokumentarëve dhe filmave të shkurtër “DokuFest”. Edhe nga aty nuk u nda pa çmim. Mori “Talent Doc Award” që ia dha Qendra Kinematografike e Kosovës.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Serena Williams thyen heshtjen, tregon pse iu bashkëngjit Lamarit në Super Bowl
Next Article Peshku i rrallë nga thellësitë e oqeanit kapet në video – pamje të jashtëzakonshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?