By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Krejt e thirrin Rexhën” i Ibër Dearit është shpallur filmi më i mirë në festivalin BIFF në kategorinë “Meridiana”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > “Krejt e thirrin Rexhën” i Ibër Dearit është shpallur filmi më i mirë në festivalin BIFF në kategorinë “Meridiana”
Kulturë

“Krejt e thirrin Rexhën” i Ibër Dearit është shpallur filmi më i mirë në festivalin BIFF në kategorinë “Meridiana”

admin
Last updated: 01/04/2025 09:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 prill – Pas rreth tre muajve nga premiera në vend, filmi “Krejt e thirrin Rexhën”, në regji dhe skenar të Ibër Dearit, që u shfaq në kinematë e rajonit e përjetoi edhe premierën botërore.

Në festivalin ndërkombëtar BIFF në Bari të Italisë, filmi debutues i Dearit e fitoi çmimin – filmi më i mirë në kategorinë “Meridiana” kushtuar filmave nga rajoni i Mesdheut, njoftoi Produksioni Manufaktura.

Juria e ndau njëzëri çmimin, duke u shprehur se “filmi shquhet për mjeshtërinë e tij në vizualizimin e historisë së rezistencës dhe shpresës, për montazhin inteligjent, ashpërsinë e regjisë, kompleksitetin e interpretimeve të aktrimit, si dhe për skenarin delikat dhe ironik që tregon me mjeshtëri një histori rezistence dhe shprese”.

Çmimin e pranoi regjisori Ibër Deari i shoqëruar nga aktorët kryesorë Afrim Muçaj, i cili e luan rolin e Rexhës, si dhe Adriana Matoshi, e cila e luan rolin e Hirës.

Festivali kishte dy programe garuese: garë ndërkombëtare kushtuar kinemasë në vendet e Mesdheut (Meridiana) ndërsa tjetra, i kinematografisë italiane, në të cilën ishin përfshirë edhe filma artistikë dhe dokumentarë.

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” është në produksion të Produksionit Manufaktura nga Shkupi dhe është mbështetur nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Producent i filmit është Sasho Pavllovski, xhirues Dario Sekullovski, montazhi është i Avdi Thaçit, muzika e Darko Spasovskit dhe Igor Vasilev Novogradska, kostumet Zhaklina Kërstevska, grimi Zhaneta Dimitrievska, ndërsa Adrian Kadriu ishte i angazhuar për skenografinë: Producent i është Ilia Ciriviri, ndërsa bashkëskenarist është Artin Selmani. fc/

Foto: https://bifest.it/premi-meridiana-bifst-2025/

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kjo supermakinë Rimac Nevera është vendosur në një ankand
Next Article LSDM: Truproja e Mickoskit u dha informacione sekrete njerëzve në Gërçec! Kush ia dha Samarakovit informacionet?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?