By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kreu i NATO-s mbështet SHBA-në dhe qëndrimin e Trump: Duhet të shtojmë sigurinë, buxheti 2% për mbrojtjen nuk mjafton
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kreu i NATO-s mbështet SHBA-në dhe qëndrimin e Trump: Duhet të shtojmë sigurinë, buxheti 2% për mbrojtjen nuk mjafton
Bota

Kreu i NATO-s mbështet SHBA-në dhe qëndrimin e Trump: Duhet të shtojmë sigurinë, buxheti 2% për mbrojtjen nuk mjafton

admin
Last updated: 15/02/2025 21:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e mbajti fjalimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u bëri thirrje anëtarëve evropianë të NATO-s, të dalin me propozime dhe ide konkrete, të shtojnë shpenzimet, të vazhdojnë trajnimi dhe furnizimin me armë.

Ai shtoi se objektivi aktual i vendeve të NATO-s prej 2% shpenzimesh për mbrojtjen ka të ngjarë të zëvendësohet me një shifër shumë të lartë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të thonë se Evropa nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha të shtunën në Konferencën e Mynihut se Evropa do të duhet të bëjë zgjedhje dhe sakrifica të vështira për t’u përballur me kërcënimet ndaj saj dhe për të garantuar sigurinë e saj.

“Duhet të përgatitemi. Do të na duhet të përballemi me ditë të vështira, të marrim vendime të ndërlikuara dhe madje edhe sakrifica të cilat nuk i prisnim deri më tani për të garantuar këtë siguri,” tha zoti Barrot, duke folur para gazetarëve.

Ministri Barrot tha gjithashtu se pas një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, mendon se administrata amerikane është ende duke formuar opinionin e saj mbi mënyrën se si SHBA duhet ta trajtojë krizën e Ukrainës.

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lëvizja Demokratike vazhdon fuqizimin e strukturave të saj në mbarë vendin
Next Article Vitamina B12: Pesë arsye se përse ju nevojitet më shumë kjo vitaminë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?