By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kreu i Vrapçishtit, Shabani vlerëson se tensionet në Gallatë i ka bërë një grup kriminel i ardhur nga jashtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kreu i Vrapçishtit, Shabani vlerëson se tensionet në Gallatë i ka bërë një grup kriminel i ardhur nga jashtë
Maqedoni

Kreu i Vrapçishtit, Shabani vlerëson se tensionet në Gallatë i ka bërë një grup kriminel i ardhur nga jashtë

admin
Last updated: 11/09/2024 18:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 11 shtator – Problemet dhe ngritjen e tensioneve rreth rikonstruimit dhe rregullimit të oborrit të kishës Sveta Petkë në Gallatë i shkaktuan njerëzit nga komunat fqinje, tha njeriu i parë i komunës Vrapçishtë, Isen Shabani, duke i karakterizuar si grup kriminel.

Vlerësimi i kryetarit Shabani vjen pas ngjarjeve gjatë dy ditëve të kaluara me aksion policor për arrestim, protestë, reagime dhe ankesa në rrjetet sociale në lidhje me rastin.

Kryetari Shabani tha se ka pasur takim me sekretarin e Dioqezës së Tetovës – Gostivarit dhe nga ai ka marrë informacion se personat të cilët kanë punuar rreth kishës nuk janë pjesë e këshillit të kishës së fshatit në Gallatë.

“Pas këtij akti qëndron edhe një grup tjetër qytetarësh që kanë kryer këtë vepër penale. I them këtij grupi kriminal që për çdo problem, nevojë, t’i trajtojë në rrugë ligjore, sepse në këtë rast kanë bërë uzurpim dhe rrënim të vendit”, tha Shabani.

Ai theksoi se në komunën që ai menaxhon mbretëron bashkëpunimi dhe bashkëjetesa dhe ata që tentojnë të krijojnë përçarje dhe tensione ndëretnike duhet ta bëjnë këtë në komunat nga vijnë, duke theksuar Tetovën dhe Gostivarin fqinj.

Në pyetjen e gazetarëve , a ka paraqitur deri më tani dikush dokumente apo kërkesë për rindërtimin e kishës së Sveta Petkë e dëmtuar nga zjarri në vitin 2001 apo rinovim të saj, Shabani tha se nuk ka pasur një gjë të tillë. Lidhur me kërkesën për ndërprerjen e punimeve dhe ndihmën policore, ai ka përmendur se ai si zyrtar ka obligim të qëndrojë në mbrojtjen e pronës nga uzurpimi i pasurisë së të tjerëve.

Kryetari i Vrapçishtës, Shabani sqaroi se administrata komunale që nga mëngjesi po punon normal, por theksoi se ka informacion nga MPB dhe prokuroria për incidentin e djeshëm, kur ishin arrestuar dy persona.

Dioqeza me anë të një kumtese ka konfirmuar se kryeprifti i Gostivarit, kryeprifti-stavrofor Marjanço Madevski, i shoqëruar nga avokati dioqezan dhe pjesë e bordit kishtar, kanë pasur takim me Shabanin. Qëllimi i takimit është gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët paqësore ligjore për kalvarin në Galate në frymën e bashkëjetesës tradicionalisht të mirë ndërfetare në Gostivar.

“Dioqeza Tetovë-Gostivar fuqimisht e mbështet sundimin e ligjit dhe në këtë kuptim mbetet e hapur për zgjidhjen e çdo problemi me mjete juridike, theksojnë nga Dioqeza Gostivar-Tetova.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga SPB Tetovë informuan se nëpunës të policisë kishin takim të përbashkët me kryetarin e këshillit kishtar të kishës “Shën Bogorodica” në Gallatë që të shmangen tensione shtesë.

“Nëpunësit policorë nga Sektori për parandalim në SPB Tetovë në fshatin Galatë kanë zhvilluar takim me V.R., kryetar i këshillit kishtar dhe M.D., arkëtar i kishës “Shën. Bogorodica”. Në takim u bisedua për ngjarjet e mëparshme rreth pastrimit të oborrit të kishës “Shën Petka”. Përveç kësaj, u bisedua për aktivitetet që kanë për qëllim shmangien e tensioneve shtesë rreth këtij rasti, si dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm të policisë dhe qytetarëve, i cili bazohet në besimin e ndërsjellë”, njoftojnë nga MPB-ja e Tetovës.

Ndonëse jozyrtarisht ishin paralajmëruar protesta para ndërtesës së komunës, ato nuk kanë nisur, ndërsa punimet e kishës në zonën e “burimeve të nxehta” pranë fshatit Toplicë janë ndërprerë. Vendimin për ndërprerjen e punimeve e kanë konfirmuar edhe banorët e fshatit Galate, të cilit i përket kisha. Në mbledhjen e mbrëmshme ata arritën në përfundimin për të punuar pas marrjes së lejeve përkatëse nga komuna dhe dënuan të gjithë ngjarjen dhe u distancuan nga i gjithë rasti.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin e sapoemëruar francez Le Rigoler
Next Article Më 19 shtator në Bruksel do të prezantohet propozimi qeveritar për zhbllokimin e eurointegrimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?