By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kreu marrëdhënie me të mitur, komuniteti Rom në Korçë proteston për lirimin e 21-vjeçarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kreu marrëdhënie me të mitur, komuniteti Rom në Korçë proteston për lirimin e 21-vjeçarit
Shqipëri

Kreu marrëdhënie me të mitur, komuniteti Rom në Korçë proteston për lirimin e 21-vjeçarit

admin
Last updated: 20/02/2025 12:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komuniteti rom i qytetit të Korçës ka protestuar ditën e sotme përpara gjykatës lidhur me akuzën e ngritur ndaj Dritson Kurtit, i cili rrezikon të dënohet deri në disa vite burg, pasi kreu marrëdhënie me një të mitur, me të cilën bashkëjetonte dhe solli në jetë një fëmijë.

Kryetari i shoqatës së Komunitetit Rom të Korçës, Avni Kallo i ka kërkuar gjykatës lirimin e 21 vjeçarit pasi sipas tij, komuniteti rom e ka traditë martesën në moshë të re.

“Po e mbajnë në burg të padrejtë. Por ne e kemi si kanun, si traditë që na e kanë lënë pleqtë. Ne e dimë ligjin, por avash avash do e rregullojmë. Ne e kemi që martohemi që në djep. Ça ke lindur ti, djal. Ça ke lindur ti, vajzë. Do ti fejojmë. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë e Gjykatës që ky të shkojnë në shtëpi se ka një fëmijë për të rritur. E ëma i ka vdekur, i ati e ka braktisur”, tha Kallo, shkruan A2 CNN.

Te njëjtën gjë kanë kërkuar gjyshja dhe bashkëjetuesja e Dritson Kurtit, të cilët duan që 21-vjeçari të lirohet nga burgu.

“Të lutem më lironi burrin. Ai nuk më ka marrë me dhunë mua, më ka marrë te familja. Ai nuk më ka nxjerrë në rrugë. Ai më ka marrë me krijuar familje. As atësinë e fëmijës nuk e kam vetë. Gjykatësja ka kërkuar 25 vite burg. Çfarë ka bërë ai që ta dënojnë 25 vite burg. Unë një krah pune e kisha, ai punonte dy punë dhe sillte për të ngrënë”, tha bashkëjetuesja e Dritson Kurtit, shkruan A2 CNN.

Një e afërme e 21 vjeçarit është shprehur se edhe ajo është martuar në moshën 13 vjeçare dhe ka ndërtuar një familje të shëndetshme, por nuk është dënuar për një gjë të tillë.

“Unë 13 vjeç u martova dhe bëra një familje të shëndetshme e të fortë dhe rroj si zonjë. E kemi traditë. Po të shkonte çupa 19-20 vjeçe, nuk do e merrte njeri. Të merrte një burrë me fëmijë. Unë burrin e mora me dashuri. Po bëri çupa tre klasë, e merr tjetri nga shkolla”, tha ajo, shkruan A2 CNN.

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet me akuzën e “marrëdhënies seksuale me të mitur” dhe në bazë të kësaj akuze, 21 vjeçari rrezikon deri në 25 vite burg.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Microsoft zbulon çipin që mund të sjellë llogaritjen kuantike brenda viteve
Next Article Thiago Motta rrezikon shkarkimin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?