By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krimi ekonomik në Gjermani po rritet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Krimi ekonomik në Gjermani po rritet
Bota

Krimi ekonomik në Gjermani po rritet

admin
Last updated: 03/04/2024 09:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Vlera e dëmit të krimeve ekonomike shkon në miliarda euro. Sipas një sondazhi, 34 për qind e të gjitha kompanive në Gjermani u përballën me raste të krimit ekonomik si mashtrimi, korrupsioni, çmimet e ndaluara, evazioni fiskal apo puna e padeklaruar vitin e kaluar. Kjo është shkalla më e lartë që nga viti 2014, thuhet në sondazhin e Institutit për Ekonominë Gjermane (IW). IW ka anketuar përfaqësues të 1001 kompanive gjermane, të cilët janë anketuar gjatë vitit 2023. Të dhënat nga statistikat e krimit policor të Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) për zhvilimet në vitin 2022 i mbështesin këto të dhëna, sipas IW. Numri i krimeve ekonomike u rrit për të tretin vit radhazi. Numri i përgjithshëm i rasteve të krimeve në vitin 2022 ishte rreth 73.000. Ndërsa në pesë vitet e fundit, numri mesatar i rasteve të krimeve në kompani ka qenë rreth 53.000 raste. Por IW supozon se numri i rasteve të paraportuara është edhe më i lartë.

Dëmet mbi dy miliardë euro

Dëmi monetar nga krimi ekonomik gjatë vitit 2022 ka shkuar në më shumë se dy miliardë euro. Kjo sasi krimi përbëhet vetëm nga krimet e raportuara në statistikat e krimit të policisë PKS (1,3 për qind). Por më shumë se një e treta (34.3 për qind) e dëmit të përgjithshëm financiar nga të gjitha krimet e raportuara në BKA ishte për shkak të rasteve të korrupsionit, punës së padeklaruar ose mashtrimit. Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, sasia e dëmit është në rënie, raporton IW duke iu referuar statistikave të krimit. Sipas studimit, tre departamentet e kompanive gjermane që preken më shpesh nga krimi janë IT (36 për qind), shitjet dhe punonjësit në shitje (32 për qind) dhe financat dhe kontabiliteti (27 për qind). Shumica e të gjitha rasteve të zbuluara të krimit ekonomik u zgjidhën – në vitin 2022 janë zbuluar këto raste në një shkallë prej 91.8 për qind.

Loiistët flasin

Autorët e studimit kanë vlerësuar edhe të dhënat e disponueshme për profilet e autorëve të krimeve. “Kriminelët ekonomikë në Gjermani janë kryesisht meshkuj, nga fundi i të 30-tave deri në mesin e të 40-tave, me ngjyrë të bardhë, zakonisht me origjinë gjermane dhe kanë një nivel të lartë arsimor në kombinim me disa vite përvojë profesionale në një pozicion drejtues”, thuhet në përmbledhjen e autorëve të IW të këtij studimi.

Krimineli tipik gjerman në ekonomi karakterizohet si person “me prirje neurotike, ekstrovert dhe i hapur ndaj përvojave të reja, jo shumë i ndërgjegjshëm dhe i papranueshëm në shoqëri”. Sipas raportit të hulumtimit, rreth gjysma e krimit ekonomik në Gjermani kryhet nga autorë jashtë kompanisë. /DW

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mot me diell me temperatura deri 25 gradë
Next Article Panel diskutim në Shkup: Verifikim i burimeve për luftën kundër dezinformatave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?