By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryediplomati britanez lidh njohjen e Palestinës me dorëheqjen e Hamasit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kryediplomati britanez lidh njohjen e Palestinës me dorëheqjen e Hamasit
Bota

Kryediplomati britanez lidh njohjen e Palestinës me dorëheqjen e Hamasit

admin
Last updated: 02/02/2024 10:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, deklaroi të enjten se vendi i tij mund të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës pas armëpushimit në Gaza, duke mos e pritur rezultatin e bisedimeve shumëvjeçare midis izraelitëve dhe palestinezëve për zgjidhjen me dy shtete.

Duke folur për agjencinë AP gjatë vizitës së tij në Liban, Cameron tha se njohja e shtetit të Palestinës nuk mund të ndodhë derisa Hamasi është në Gaza, por se mund të ndodhë derisa vazhdojnë negociatat izraelite me liderët palestinezë.

Njohja e shtetit të pavarur të Palestinës nga Britania, përfshirë Kombet e Bashkuara, “nuk mund të vijë në fillim të procesit, por nuk duhet të jetë në fund të procesit”, tha Cameron.

“Kjo mund të jetë diçka që ne jemi duke e shqyrtuar në këtë proces, në këtë përparim drejt një zgjidhjeje, të bëhet real. Ajo që duhet të bëjmë është t’i japim popullit palestinez një perspektivë drejt një të ardhmeje më të mirë, të ardhmes së shtetit të tyre. Kjo perspektivë është absolutisht jetike për paqen dhe sigurinë afatgjate në rajon”, tha Cameron.

Britania, ShBA-ja dhe vende të tjera perëndimore kanë mbështetur idenë e shtetit të pavarur palestinez përkrah Izraelit si zgjidhje për konfliktin, por kanë thënë se pavarësia e Palestinës duhet të vijë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar. Që nga viti 2009, nuk ka pasur negociata thelbësore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar publikisht krijimin e shtetit të pavarur palestinez pas luftës, ndërsa javët e fundit madje është mburrur se ai kishte vepruar në parandalimin e shtetësisë palestineze.

Një lëvizje e disa prej aleatëve kryesorë të Izraelit për të njohur shtetin e Palestinës pa mbështetjen e Izraelit mund ta izolojë Izraelin dhe të bëjë presion që të ulet në tryezën e bisedimeve.

Cameron tha se hapi i parë duhet të jetë “pauza e luftimeve” në Gaza që përfundimisht do të shndërrohej në një “armëpushim të përhershëm dhe të qëndrueshëm”. ​

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pashinian: Armenia më nuk mund të mbështetet te Rusia për mbrojtje
Next Article Haradinaj në Amerikë viziton “Vatrën”: Të vazhdohet ndihma për Kosovën, anëtarësimi në NATO synim kryesor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?