By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryediplomati grek: Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, ne kemi mjetet për të ushtruar edhe më shumë presion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryediplomati grek: Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, ne kemi mjetet për të ushtruar edhe më shumë presion
Maqedoni

Kryediplomati grek: Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, ne kemi mjetet për të ushtruar edhe më shumë presion

admin
Last updated: 22/07/2024 12:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 korrik – “-“Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, e cila është drejtpërdrejt në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë pala greke i ka ato mjete që të mund të bëjë presion edhe më të madh, mjete që janë edhe dypalëshe edhe shumëpalëshe në nivel të organizatave ndërkombëtare”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis në intervistën për televizionin grek ERT, transmeton Zhurnal.mk.

Shefi i diplomacisë greke përsëriti se Marrëveshja e Prespës është ratifikuar nga të dy parlamentet, me çka sjell detyrime ligjore “të cilat nuk mund të ndryshohen nga asnjë nga të dyja vendet”.

“Gjithsesi vetë Marrëveshja e Prespës tregon qartë se çështja e emrit, gjegjësisht emri Maqedonia e Veriut nuk mund të ndryshojë as me marrëveshje nga palët. Bëhet fjalë për dispozitë e cila mbetet përgjithmonë. Në këtë moment ka shkelje të qartë nga ana e kreut politik dhe shtetëror. Nuk mbështetet ligjërisht pretendimi se çdo lider politik apo shtetëror mund të përdorë emër tjetër për vendin e tij jashtë kornizës formale, pasi kjo në realitet do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë. Presidenti apo kryeministri i një vendi, kur është në një dalje publike, nuk mund t’i referohet autonomisë private. Kjo nuk është në përputhje me të drejtën kushtetuese të brendshme dhe as me të drejtën ndërkombëtare”, theksoi Gerapetritis.

E përsëriti edhe qëndrimin se për ata Marrëveshja “ka probleme të rëndësishme politike dhe juridike”, por i obligon të gjithë.

“Kam bërë përpjekje shumë të madhe për të informuar plotësisht të gjithë partnerët tanë dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe mund t’ju them se në këtë moment ekziston një shqetësim serioz nga të gjithë për qëndrimin e Maqedonisë së Veriut. Të gjithë e kuptojmë se nëse kjo politikë vazhdon, e cila është drejtpërdrejt në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat janë baza e arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare, atëherë pala greke ka mjetet për të ushtruar edhe më shumë presion, do të thotë të jenë dypalëshe dhe shumëpalëshe në nivel të organizatave ndërkombëtare”, tha Gerapetritis për ERT.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article BDI në pushtet luftonte për shtetin e gjuhën maqedonase, BDI në opozitë kërkon ndarjen e shtetit!
Next Article QMK njofton: Shtatë zjarre aktive në ambiente të hapura

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?