By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeministri izraelit kërcënon se do të vrasë liderët e lartë të Hamasit në Gaza
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kryeministri izraelit kërcënon se do të vrasë liderët e lartë të Hamasit në Gaza
Bota

Kryeministri izraelit kërcënon se do të vrasë liderët e lartë të Hamasit në Gaza

admin
Last updated: 11/03/2024 22:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar se do të vrasë tre liderët kryesor të grupit palestinez Hamas në mes të ofensivës së vazhdueshme të Tel Avivit në enklavën palestineze, transmeton Anadolu.

“Ne jemi në rrugën e fitores totale. Në rrugën drejt kësaj fitoreje, ne tashmë eliminuam numrin katër në Hamas. Tre, dy dhe një janë rrugës”, tha Netanyahu në një video-deklaratë.

Megjithëse Netanyahu nuk e përmendi numrin katër të Hamasit, me sa duket Netanyahu po i referohej Saleh Al-Arourit, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në Liban në muajin janar.

Mediat izraelite përmendën Yahya Sinwarin, Mohammad Deifin dhe Marwan Isan si tre liderët e Hamasit të klasifikuar si më të kërkuarit nga Izraeli.

Sot, radioja e ushtrisë izraelite tha se Isa ishte shënjestruar në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin e Gazës qendrore.

Izraeli nuk e konfirmoi vdekjen e tij dhe po ashtu nuk ka pasur asnjë koment nga Hamasi.

Izraeli ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, duke e lënë në prag të urisë popullsinë e enklavës, veçanërisht banorët në pjesën veriore.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, mbi 31.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në luftën izraelite në Gaza, si dhe mbi 72.700 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave themelore.

Sipas OKB-së, sulmet izraelite kanë çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të një bllokade të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Komisioni Evropian pritet të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën
Next Article Mexhiti për Zhurnal demanton lajmin “përplasje në VLEN”: Pushtetarët bien dhe zgjohen nga gjumi me shpresën që të përçajnë opozitën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?