By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeministri Kurti mirëpriti nxënësit e Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” në hapësirat e Ndërtesës së Qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryeministri Kurti mirëpriti nxënësit e Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” në hapësirat e Ndërtesës së Qeverisë
Maqedoni

Kryeministri Kurti mirëpriti nxënësit e Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” në hapësirat e Ndërtesës së Qeverisë

admin
Last updated: 22/02/2024 15:18
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Mëngjesin e sotëm, mysafirë në Zyrën e Kryeministrit patën rastin të jenë një grup nxënësish të Shkollës Fillore “Ismail Qemaili”, të cilët u pritën ngrohtësisht nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. 

Kureshtjes dhe interesimit të shfaqur gjatë takimit nga shkollarët e vegjël, kryeministri Kurti i’u përgjigj duke ndarë me nxënësit kujtime nga fëmijëria e tij, si dhe përvoja nga jeta profesionale në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

 “I lumtur, e sidomos kur njerëzit e tjerë bëhen të lumtur që po ju ndihmoj dhe shërbej si kryeministër i Republikës së Kosovës”, u shpreh ai në pyetjen se si ndihet në pozitën e kreut të Qeverisë.

Fëmijët e klasës së parë të shoqëruar nga mësuesja Filloreta Mustafa Dërmaku, falënderuan kryeministrin Kurti për mundësinë dhe kohën për t’u takuar, derisa nxënësit përveç momenteve të këndshme e gazmore, i dhuruan kryeministrit edhe një punim arti të realizuar nga dora e tyre.

Gjatë këtij takimi nxënësit e vegjël patën rastin të vizitojnë ndërtesën e Qeverisë dhe të njihen nga afër me ambientet e punës, përfshirë sallën e mbledhjeve të kabinetit qeveritar dhe Qendrën për Media.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Telefoni iu është lagur dhe nuk punon – a funksionon vërtet truku i orizit?
Next Article MJK-ja: Europa është një drejtim i rëndësishëm i diplomacisë kineze

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?