By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeprokurori Isufaj dhe Shefi i Misionit të EULEX-it diskutuan për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryeprokurori Isufaj dhe Shefi i Misionit të EULEX-it diskutuan për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës
Maqedoni

Kryeprokurori Isufaj dhe Shefi i Misionit të EULEX-it diskutuan për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës

admin
Last updated: 28/01/2025 17:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur sot në takim pune Shefin e Misionit të EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano, si dhe bashkëpunëtorët e tij, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij takimi,  Kryeprokurori Isufaj dhe Shefi i Misionit të EULEX-it kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me  forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe Misionit EULEX, si dhe për mbështetjen e këtij Misioni në ruajtën e pavarësisë institucionale.

Nga ana tjetër Shefi i EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano, duke e vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale, theksoi se institucioni që ai drejton brenda mandatit të tij do të vazhdojë mbështetjen për Prokurorinë Speciale në promovimin dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit nënshkruan edhe marrëveshje për pranimin e një donacioni, konkretisht një veture dhuruar nga Misioni EULEX, për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kryeprokurori Isufaj falënderoi Misionin ELUEX për dhurimin e kësaj veture, e cila do të përdoret për nevojat e Prokurorisë Speciale, duke vlerësuar rolin, përkushtimin dhe mbështetjen e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhënë në vazhdimësi për institucionin e Prokurorisë Speciale, si dhe duke shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me qëllim të arritjes së sukseseve të përbashkëta.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nënshkruhet memorandum për bashkëpunim mes Komunës së Strugës dhe Ambasadës së SHBA-së për Këndin amerikan në Strugë
Next Article Gatishmëri pozitive për bisedime me autoritetet bullgare!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?