By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryetari i Kamenicës, Rahimaj: Agim Aliu po gënjen publiksht, komunat veriore nuk janë pjesë e AKK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryetari i Kamenicës, Rahimaj: Agim Aliu po gënjen publiksht, komunat veriore nuk janë pjesë e AKK-së
Maqedoni

Kryetari i Kamenicës, Rahimaj: Agim Aliu po gënjen publiksht, komunat veriore nuk janë pjesë e AKK-së

admin
Last updated: 11/10/2024 14:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, ka reaguar pasi Agim Aliu, kryetar i Bordit të Asociacionit ka deklaruar se katër komunat veriore janë bërë pjesë e AKK-së.

Rahimaj thotë se Agim Aliu po gënjen publikisht dhe se komunat ende nuk janë bërë pjesë e AKK-së, transmeton Telegrafi.

“Komunat e Veriut të Kosovës – Leposaviqi, Zveçani, e Zubin Potoku nuk janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Ato me 14 dhe 15 shtator të vitit 2023 kanë votuar në kuvende komunale për tu bërë pjesë e AKK-së. Përkundër që vendimi është vlerësuar si i ligjshëm në MAPL, Agim Aliu dhe Sazan Ibrahimi nuk kanë lejuar asnjëherë Komunat e Veriut të Kosovës të bëhen pjesë e AKK-së”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se “personalisht kam kërkuar në rrugë zyrtare të na dërgojnë dëshminë e fletës së anëtarësisë, siç e ka çdo komunë anëtare, ata janë përgjigjur se se një gjë të tillë nuk e kanë”.

“Fakti i dytë është se në asnjë raport të auditmit nuk mund të gjeni se këto komuna janë anëtare. Në raport paraqitet lista e anëtarëve dhe participimi i komunave.Fakti i tretë, që në raportin që ka sjellur vet sot bordi, shihet se Komunat e Veriut të Kosovës nuk janë anëtare. Ku po dëshirojnë t’i anëtarësojnë Komunat e Veriut të Kosovës, kasta e vjetër politike?”, ka theksuar ai.

Ndryshe, të enjten, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Aliu, në një postim në ‘Facebook’, bëri të ditur se tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK.

“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, si kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njoftoj se katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK, andaj çdo përpjekje për ta mohuar e shtrembëruar këtë fakt, paraqet propagandë, shpifje të ulët, që nuk i kontribuon asgjë interesit të qytetarëve”, ka shkruar Aliu.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ndalohet një shtetas i Shqipërisë për peshkim të paligjshëm në Liqenin e Ohrit
Next Article BMW po prodhon veturën që do të kushtojë gjysmë milioni euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?