By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryetari i studentëve të UNT-së: Provimi i jurisprudencës, në teori dhe praktikë, duhet të mbahet në shqip
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryetari i studentëve të UNT-së: Provimi i jurisprudencës, në teori dhe praktikë, duhet të mbahet në shqip
Maqedoni

Kryetari i studentëve të UNT-së: Provimi i jurisprudencës, në teori dhe praktikë, duhet të mbahet në shqip

admin
Last updated: 27/08/2026 00:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Kryetari i studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Besar Sejdi, ka kundërshtuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për zhvillimin e provimit të jurisprudencës, sipas të cilit pjesa teorike do të mund të zhvillohej në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa praktike në gjuhën maqedonase.

Sejdi tha se studentët shqiptarë nuk pajtohen me këtë zgjidhje dhe do të vazhdojnë të kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet tërësisht në gjuhën shqipe, si në pjesën teorike ashtu edhe në atë praktike.

“Pas gjithë atyre kërkesave, përgjigjja e Ministrisë së Drejtësisë është: teoria në shqip, ndërsa praktika në maqedonisht. Këtë zgjidhje ne si studentë e kemi kundërshtuar dhe do të vazhdojmë ta kundërshtojmë”, ka shkruar Sejdi.

Ai iu referua nenit 9 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke argumentuar se ligji parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në procedurat para gjykatave, prokurorive dhe institucioneve, kur ajo flitet nga të paktën 20 për qind e qytetarëve.

“Ku në ligj shkruan se teoria mund të jepet në shqip, ndërsa praktika duhet patjetër të jepet në maqedonisht?”, pyeti Sejdi.

Sipas tij, studentët kërkojnë që të sqarohet baza ligjore për ndarjen e provimit në dy gjuhë.

“Na bindni me ligj. Na tregoni nenin që e ndalon. Deri atëherë, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe, teori dhe praktikë”, theksoi ai.

Reagimi i Sejdit vjen pasi ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, njoftoi se do të organizojë një takim me studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për të prezantuar zgjidhjen ligjore dhe për të diskutuar çështjet që lidhen me organizimin e provimit në disa gjuhë.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti, VLEN-i dhe shokët e DioGuardit u bënë bashkë në Shkup në ditën e vendosjes së gurthemelit të autostradës Shkup-Bllacë
Next Article Nxënësit shqiptarë shumicë në shkollat fillore në Butel të Shkupit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?