By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KSHZ-ja do t’i kontrollojë kandidatët nëse plotësojnë kushtet!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KSHZ-ja do t’i kontrollojë kandidatët nëse plotësojnë kushtet!
Maqedoni

KSHZ-ja do t’i kontrollojë kandidatët nëse plotësojnë kushtet!

admin
Last updated: 07/03/2024 15:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Pas grumbullimit të 10.000 nënshkrimeve të nevojshme, KSHZ-ja do t`i kontrollojë kandidatët në garën presidenciale nëse plotësojnë kushtet për kandidat presidencial. Do të konsultohen regjistrat e institucioneve kompetente.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po ndërmerr hapa për lehtësimin e procedurës formalo-juridike për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale.

Gjithashtu KSHZ-ja ka miratuar udhëzuesin për votimin e personave me pengesa, që u mundëson këtyre personave qasje më të lehtë dhe pjesëmarrje në procesin e votimit.

“Me mekanizmin e ri, KSHZ-ja automatikisht do t`i grumbullojë të dhënat e nevojshme nga regjistrat adekuat të institucioneve kompetente për të konfirmuar nëse kandidatët përmbushin kushtet kushtetuese dhe ligjore për kandidaturat. Kjo do të thotë se kandidatët nuk duhet që vet të sigurojnë vërtetimet për shtetësinë dhe vendbanimet në RMV” – thonë nga KSHZ.

Por, Biljana Vankovska, kandidatja presidenciale e “Levicës” përmes profilit të saj në Facebook, pavarësisht se ka arritur të grumbullojë 10.000 nënshkrimet e nevojshme u ka bërë thirrje mbështetësve që të shkojnë në KSHZ, për të nënshkruar kandidaturën, sic thotë, për çdo rast.

“E dini se në çfarë shteti jetojmë. Nuk është betejë për matje forcash, por në garancat se nuk do të ndodh diçka e papritur që të më përjashtojnë nga gara zgjedhore. Shumica do ta donin këtë” – shkruan Vankovska.

Deri tani 10.000 nënshkrimet e nevojshme I kanë grumbulluar shtatë kandidatë, të tjerët kanë më pak nënshkrime, kurse mbrëmë, dy ditë para skadimit të afatit, në garë është futur edhe një kandidat tjetër – Dragan Nikolovski.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në Pollog, 132 raste të dhunës në familje
Next Article Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Islamike të Pakistanit, Modasar Çaudri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?