By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KSHZ-ja duhet t’i konfirmojë kandidaturat presidenciale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KSHZ-ja duhet t’i konfirmojë kandidaturat presidenciale
MaqedoniTOP LAJM

KSHZ-ja duhet t’i konfirmojë kandidaturat presidenciale

admin
Last updated: 21/03/2024 09:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 mars – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pritet që sot të mbajë seancë ku duhet të kofirmojë kandidaturat e shtatë kandidatëve presidencial për zgjedhjet e 24 prillit. Kandidatura kanë paraqitur Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni, Gordana Siljanovska – Davkova e mbështetur nga VMRO-DMPNE-ja dhe koalicioni, Maksim Dimitrievski nga ZNAM, Biljana Vankovska e mbështetur nga E Majta, Bujar Osmani nga BDI, Stevço Jakimovski nga GROM dhe Arben Taravari i mbështetur nga koalicioni “VLEN”. Shortin për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve KSHZ-ja do ta mbajë më së voni me 28 mars.

KSHZ-ja pas pranimit të listave të kandidatëve, ka kontrolluar nëse ato janë konform me dispozitat e Kodit zgjedhor dhe kontrolloi nëse kandidatët për president i plotësojnë kushtet e parapara me Kushtetutë dhe nenin 7 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Kodit zgjedhor, përmes kontrollimit të të dhënave në regjistrat përkatës të institucioneve kompetente. Institucionet që posedojnë të dhënat për plotësimin e kushteve janë detyruar t’i dorëzojnë të dhënat në formë elektronike komisionit brenda 24 orëve nga marrja e kërkesës pa asnjë kompensim.

Nëse KSHZ-ja konstaton se lista është dorëzuar në afatin e caktuar dhe është vendosur në përputhje me dispozitat e Kodit zgjedhor, listën e dorëzuar do ta konfirmojë me vendim menjëherë, më së voni në afat prej 24 orësh. Nëse konstatohet se në listë ka parregullsi të caktuara, KSHZ-ja do të ftojë përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesit të listës për t’i hequr parregullsitë brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit të komisionit për parregullsitë. Nëse parregullsitë ose lëshimet hiqen brenda afatit ligjor, lista e dorëzuar do të konfirmohet me vendim. Në rast të parregullsive nga neni 67 paragrafi (2) nga Kodi zgjedhor, parashtruesi listës mund të zëvendësojë kandidatin e propozuar që nuk i plotëson kushtet me një kandidat të ri brenda afatit kohor prej 48 orësh dhe është i detyruar që vetë të sigurojë të dhënat për plotësimin e kushteve të parapara në nenin 7, paragrafi (2), (3) dhe (4) nga Kodi zgjedhor.

Државната изборна комисија (ДИК) денеска на седница изгласа поништување на вчера донесената измена на Упатството за важечки и неважечки ливчиња. Претседателот на ДИК Александар Даштевски и чл

Sipas librit të afateve për aktivitete zgjedhore nëse KSHZ-ja konstaton se lista nuk është dorëzuar në kohë, përkatësisht pas afatit të caktuar, listën e dorëzuar do ta refuzojë me vendim brenda 24 orëve.

Nëse KSHZ-ja konstaton se parregullsitë ose lëshimet, parashtruesi i listës nuk i ka hequr brenda 48 orëve, listën e dorëzuar do të refuzojë me vendim më së voni në afat prej 24 orëve, duke llogaritur skadimin e afatit për heqjen e parregullsive.

Parashtruesit e listave ose kandidaturave munden përmes përfaqësuesve të tyre të autorizuar të paraqesin kërkesë me shkrim për tërheqjen e listës ose kandidaturës brenda 48 orëve nga miratimi i vendimit për konfirmimin e listave përfundimtare në pajtim me nenin 67 paragrafi (5) të Kodit zgjedhor. Kur bëhet fjalë për tërheqjen e listës së kandidatëve lista mund të tërhiqet vetëm në tërësi.

На предвремените парламентарни избори денеска до 13 часот во Охрид на гласање излегле 28,27 отсто од лицата со право на глас.

Ndërkohë partitë politike dhe koalicionet po përgatiten për promovimin dhe publikimin e programeve të presidentëve, por dhe të bartësve të listave për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Ngjarje të tilla këtë fundjavë ka paralajmëruar LSDM-ja e cila do të mbajë seanca të Komitetit qendror dhe ekzekutiv dhe Kongres, VMRO-DPMNE do të ketë ngjarje të madhe promovuese, ZNAM…

Partive u mbeten edhe 14 ditë deri në fillimin e fushatës për zgjedhjet presidenciale, ndërsa në rrjedhë janë afatet për përgatitjen e listave për deputetë. Listat e kandidatëve për deputetë në Kuvend i dorëzohen KSHZ-së nga përfaqësuesit e autorizuar, më së voni deri në mesnatë të datës 2 prill. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Protestë para Qeverisë për kushte më të mira për studentët e FSHIIK-së
Next Article QMK: Gjashtë zjarre në vende të hapura gjatë 24 orëve të fundit, 1.953 thirrje në 112

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?