By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KSHZ-ja miratoi akreditimet për organizatat ndërkombëtare dhe vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KSHZ-ja miratoi akreditimet për organizatat ndërkombëtare dhe vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale
Maqedoni

KSHZ-ja miratoi akreditimet për organizatat ndërkombëtare dhe vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

admin
Last updated: 06/10/2025 19:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasdite në kuadër të seancës së 140-të, mori vendim për miratimin e akreditimeve për organizatat ndërkombëtare dhe vendore për të vëzhguar zgjedhjet lokale, të caktuara për më 19 tetor.

Për Ambasadën e Mbretërisë së Holandës u miratuan 10 vëzhgues, për Shoqatën e klubit sportiv alpinist “Kap-Struga” nga Struga – nëntë anëtarë, për Këshillin kombëtar për barazi gjinore – tetë anëtarë, për Institutin për bashkëpunim dhe zhvillim-Francë – një vëzhgues, për Fondacionin ndërkombëtar për sisteme zgjedhore Uashington-SHBA dega në Maqedoninë e Veriut – shtatë anëtarë dhe për misionin vëzhgues të ODIHR-së – Zyra për Institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut – shtatë persona.

“Bazuar në këtë autorizim, do të lëshohen karta identifikimi të cilat do të shërbejnë si identifikim për vëzhguesit e akredituar. Çdo vëzhgues i autorizuar, i akredituar duhet të respektojë kodin e rregullave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe procedurën zgjedhore të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve”, theksoi anëtarja e KSHZ-së, Svetllana Karapetrova.

Deri tek KSHZ-ja u dorëzuan pesë ankesa në lidhje me të drejtat personale të votimit, gjegjësisht ato të cilët kishin të bënin me të drejtën e qytetarëve për të kontrolluar të dhënat e tyre në Listën e votuesve. Të gjitha pesë ankesat u refuzuan nga anëtarët e KSHZ-së. Ankesa e parë u refuzua si e pabazuar pasi KSHZ-ja përcaktoi, pas kryerjes së një kontrolli, se personi ishte i regjistruar në Listën e votuesve. Ankesa e dytë u refuzua sepse personi nuk e kishte raportuar vendbanimin e tij të fundit në Maqedoni, si kusht për t’u regjistruar në Listën e votuesve. Ankesa e tretë u refuzua sepse KSHZ-ja përcaktoi se personi ishte i mitur dhe nuk i plotësonte kërkesat për t’u regjistruar në Listën e Votuesve. Ankesa e katërt u refuzua sepse KSHZ-ja përcaktoi se personi ishte regjistruar siç duhet në Listën e votuesve. Ankesa e fundit e pestë u refuzua gjithashtu për shkak se personi që e paraqiti ankesën, sipas dokumenteve të tij personale, nuk e kishte raportuar vendbanimin e tij të fundit në Maqedoni, si kusht për t’u regjistruar në Listën e votuesve.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se personat mund të kontrollojnë ueb faqen e internetit të KSHZ-së për vendin e votimit dhe të gjithë personave do t’u dërgohen vendimet përmes postës elektronike në adresën e tyre personale të email-it.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pas zgjedhjeve lokale intensifikohet dialogu me Sofjen, Ustula von der Leyen të mërkurën në Shkup
Next Article Kishte keqpërdorur detyrën zyrtare, policia ngriti kallëzim penal ndaj ndihmësit të ministrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?