By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KSL në protestë para Kuvendit për shkak të miratimit të Ligjit për nëpunësit administrativ
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KSL në protestë para Kuvendit për shkak të miratimit të Ligjit për nëpunësit administrativ
Maqedoni

KSL në protestë para Kuvendit për shkak të miratimit të Ligjit për nëpunësit administrativ

admin
Last updated: 01/02/2024 15:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shkurt – Konfederata e sindikatave të lira (KSL) sot para shtëpisë ligjvënëse e shprehi pakënaqësinë e vet për shkak të miratimit të Propozim-ligjit për nëpunësit administrativ, i cili ka hyrë në procedurë kuvendore të shkurtuar.

Me Propozim-ligjin për nëpunësit administrativ, kryetari i KSL-së, Bllagoja Rallpovski thotë se nuk janë përfshirë të drejtat kruciale të punëtorit, nxjerrja e rrogës minimale, si dhe mosrespektimi i Ligjit për rrogën minimale.

“Ky ligj nuk ka asgjë evropiane, me këtë ligj vetëm nxitet nepotizmi dhe primitivizmi. Nxjerrja e rrogës minimale të vlejë nga marsi, ndërsa të gjitha dispozitat nga data 01.01.2025, mendojmë se nuk është koha të sillet një ligj i këtillë, siç e tregojnë, reformues dhe evropian, ndërkaq që nuk ka asgjë evropiane, as reformuese”, tha Rallpovski.

Theksoi se pjesa më e madhe e punëtorëve në sektorin publik do të vazhdojnë të marrin rrogë minimale dhe nuk do të marrin harmonizim të rrogave në mars, dhe siç tha, nuk mund të ketë nëpunës shtetërore të cilët marrin rrogë minimale, ndërkaq të kërkohet profesionalizëm nga administrata.

“Ky ligj që i është bashkangjitur ENER-it u lejua për debat publik, por ky ligj nuk u vendosë në ENER, ne për herë të parë e pamë në procedurë kuvendore. Ky ligj është kontrabanduar, pa debat publik dhe nuk e di pse deputetët nga shumica tentuan të na anashkalojnë ne si sindikata të cilat kërkojmë debat publik. Nuk e di cila është nevoja, ne treguam që gjatë nënshkrimit të marrëvehsjes kolektive se kemi pengesë, por edhe atëherë treguam, ndërsa do të themi edhe tani se do t’i mbrojmë të drejtat tona ashtu siç i mbrojtëm me vite, përmes protestave dhe grevave”,tha Rallpovski.

Premtimi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së përgjithshme kolektive nga ana e minsitrit të Financave, Famtir Besimi dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, se do ta rinegociojmë këtë pjesë të Ligjit, Rallpovski tha se nuk është përmbushur.

“Dukshëm gjetëm partner me të cilin dëshirojnë ta nënshkruajnë marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe kjo pjesë që ishte premtuar nga ministri Besimi dhe ministrja Jovana Trençevska, nuk u përmbush, kështu që u nënshkrua pa u zgjehdur ky problem”, shtoi Rallpovski.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kanë përfunduar 58 për qind nga shpronësimi dhe 33 për qind nga hulumtimet gjeostrategjike për autostradat në korridoret 8 dhe 10D
Next Article Takim onlajn Mitreski – Stefançuk: Maqedonia e Veriut dhe Ukraina do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të mbështeten edhe në rrugën drejt BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?