By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ku shpien gjuha e urrejtjes që përdoret në fushata zgjedhore?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Ku shpien gjuha e urrejtjes që përdoret në fushata zgjedhore?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Ku shpien gjuha e urrejtjes që përdoret në fushata zgjedhore?

admin
Last updated: 15/03/2024 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 mars – Gjuha e urrejtjes, paragjykimet, shpifjet dhe qëndrimet negative për kundërshtarët politikë janë ndër veset më të ulëta që nuk prodhojnë as pikë minimale politike në të kundërtën vetëm pasqyrojnë të vërtetën reale të atyre individëve apo grupeve se në çfarë niveli janë. Partitë politike kanë ashpërsuar retorikën nxitëse gjatë prezantimit të kandidatëve të tyre për president të Maqedonisë së Veriut, por edhe në debate e statuse në rrjetet sociale, me besimin se në këtë mënyrë mund të përfitojnë vota në zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill, dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare më 8 maj. Duke qenë shumë afër fushatës zyrtare duhet të shtohet kujdesi i narrativit që përdoret në publik, shkruan Zhurnal.

A ka filluar të vërehet gjuha e urrejtjes nga politikanët?

Partitë politike kanë ashpërsuar retorikën nxitëse gjatë prezantimit të kandidatëve të tyre për president të Maqedonisë së Veriut, por edhe në debate e statuse në rrjetet sociale, me besimin se në këtë mënyrë mund të përfitojnë vota në zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill, dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare më 8 maj. Madje, në disa raste nuk kanë munguar as fyerjet që konsiderohen raciste, në mes të zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Izet Mexhitit nga opozita shqiptare dhe kryetar i Lidhjes Demokratike.

Grubi, në një postim në rrjetin social Facebook kishte etiketuar të gjithë zyrtarët e opozitës si “afrikan”, “rus”, “turkmenistan” e kështu me radhë, ndërsa Mexhiti i është përgjigjur duke e quajtur atë si “kazinomen”.

Retorika nxitëse është evidente edhe mes partive maqedonase, Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe VMRO DPMNE-së, të cilat kanë akuzuar njëra-tjetrën për “politika ruse”, “qeverisje një etnike”, e akuza tjera.

Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi të martën ka shprehur shqetësimin lidhur me gjuhën e urrejtjes që po shfaqet nëpër tubimet partiake dhe qëndrimet e tyre në rrjetet sociale. Drejtuesit e komisionit u kanë bërë thirrje partive politike, kandidatëve për president, bartësit të listave të partive politike për deputetë që të “përmbahen nga retorika nxitëse dhe gjuha e urrejtjes pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojmë për zgjedhje të lira dhe demokratike”

“Ne i ndjekim rrjetet sociale dhe mediat tradicionale bazuar në kapacitetet tona dhe veprojmë ndaj çdo rasti apo individi që denoncon gjuhën e urrejtjes. Veprojmë pa marrë parasysh se do të përçojë gjuhë të urrejtjes dhe përdor fjalor shqetësues. Unë i bëj thirrje çdokujt që vëren fenomene të tilla, që t’i paraqesë para Komisionit për veprim të mëtejmë. Puna jonë është që të kërkojmë nga personat që publikisht të distancohen nga përdorimi i fjalorit të tillë, në të kundërtën, këtë ua përcjellim institucioneve të tjera”, ka deklaruar Igor Jadrovski, për REL kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Sa është i rëndësishëm edhe edukimi mediatik në kohë të fushatave zgjedhore –

Edukimi mediatik në çdo kohë është i rëndësishëm, sepse si zakonisht gjatë gjithë kohës jemi të ekspozuar nga informacione pafund, pa numër, e nga gjitha anët e botës, por gjatë kohës së fushatave zgjedhore edukimi mediatik duhet të jetë i domosdoshëm për secilin vend, edhe për Maqedoninë e Veriut, sepse mediat janë pasqyra dhe dritarja përmes të cilës kandidatët dhe partitë politike tentojnë të futen në shtëpitë e qytetarëve, edhe gjatë natës edhe gjatë ditës deri ditën e zgjedhjeve.

Por, çfarë janë fushatat zgjedhore, dhe pse pikërisht gjatë kësaj periudhe është i rëndësishëm edukimi mediatik? “Fushata zgjedhore është paraqitje publike e kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente dhe programet e tyre në periudhën parazgjedhore për zgjedhje të caktuara”, thuhet në fjalorin në nenin 2 të Kodit Zgjedhor.

Sipas ligjit, fushata fillon 20 ditë para rrethit të parë të zgjedhjeve, gjatë kësaj periudhe fluksi i qarkullimit të informacioneve në mediat tradicionale e ato digjitale është shumë i lartë, gjë që rrit me automatizëm edhe ekspozimin e qytetarëve ndaj lajmeve dhe informatave me natyra e qëllime të ndryshme. Edukimi mediatik gjatë kohës së fushatave mbron qytetarët nga “dezinformatat” dhe “lajmet me porosi”, sikurse ombrella nga shiu i rrëmbyeshëm i vjeshtës. Dezinformatat dhe lajmet me porosi qarkullojnë pa ndalë, sepse interesi i partive të ndryshme është i lartë për të depërtuar deri te grupet e synuara, ndërkaq, qytetarët e edukuar mirëfilli janë të gatshëm e në gjendje të klasifikojnë dhe përzgjedhin lajmet dhe informacionet nga cilat burime do t’i marrin.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në realitet fushatat zgjedhore vetëm zyrtarisht fillojnë 20 ditë para zgjedhjeve, sepse në realitet dhe praktikë fillojnë shumë më herët se kaq, dhe mediat gjatë gjitha zhvillimeve që ndodhin në terren raportojnë, organizojnë debate të ndryshme, gjë që ndihmon edhe më shumë fushatën e pa filluar. Dhe, kjo periudhë e cila lirshëm mund të quhet si “parafushatë” është pikërisht edhe më delikate se fushata, sepse gjithçka veprohet jo zyrtarisht por qëllimi mbetet po i njëjti sikurse gjatë fushatës, promovim dhe bindje.

Kujtojmë që, fushata elektorale për rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit fillon më 4 prill dhe zgjat 20 ditë. Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article QMK: Vetëm një zjarr në ambient të hapur, 2.032 thirrje në 112 në 24 orët e fundit
Next Article Banka zhvillimore e digjitalizoi procesin për sigurim kreditor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?