By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kujdes nga mashtrimi financiar! Ekspertët: Mos i jepni të dhënat bankare online, mund të përdoren për vjedhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kujdes nga mashtrimi financiar! Ekspertët: Mos i jepni të dhënat bankare online, mund të përdoren për vjedhje
Shqipëri

Kujdes nga mashtrimi financiar! Ekspertët: Mos i jepni të dhënat bankare online, mund të përdoren për vjedhje

admin
Last updated: 18/03/2024 15:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave apelojnë qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj skemave të mashtrimit.

Duke konfirmuar rastet e abuzimeve, thirrja që bëhet për individët me llogari bankare është që asnjëherë të mos shpërndajnë të dhënat e tyre bankare përmes mesazheve, edhe pse mashtruesi mund të prezantohet si punonjës i bankës.

“Risitë shoqërohen edhe me rreziqe të reja, siç janë për shembull mashtrimet online apo ai që njihet në gjuhën financiare si phishing – një mënyrë e vjedhjes së identitetit që kryhet përmes dhënies vullnetare, por të pa informuar të të dhënave personale, si p.sh. numrat dhe fjalëkalimet e llogarive bankare, të cilat mund të përdoren më pas nga keqbërës për qëllime vjedhjeje. Pikërisht për të adresuar këto problematika, por edhe mbi shumë të tjera që lidhen me kulturën, Banka e Shqipërisë ka miratuar dhe po zbaton një strategji për edukimin dhe përfshirjen financiare, e cila përfshin sigurisht dhe fëmijët e të rinjtë”,  tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

“Raste ka pasur, siç ka në të gjithë botën, por fatmirësisht kanë qenë të limituara në shuma të vogla dhe çdo rast që ka rritje të tyre, ne mundohemi të ndërgjegjësojmë individët sesi duhet të veprojnë dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Gjithmonë duhet të kenë në konsideratë që banka asnjëherë nuk kërkon me telefon të dhënat e tyre sensitive, si numri i kartës apo kodet e tjera. Çdo gjë nëse kërkohet, kërkohet nëpërmjet takimit fizik. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm në ruajtjen e të dhënave sensitive sepse mund të bien pre e mashtrimeve”, tha Bledar Shella, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët janë më të ndërgjegjësuar që kursimet apo veprimet e tyre të kalojnë përmes sistemit bankar, megjithatë, niveli nuk është ende i kënaqshëm, krahasuar me vendet e tjera.

“Paratë e shqiptarëve të jenë përmes sistemit bankar sepse aty janë më të sigurta se sa t’i kenë cash apo të mbrojtura në shtëpinë e tyre. Ndërkohë që sistemi bankar shqiptar është shumë i sigurtë dhe ne kemi opsione të ndryshme për rritjen e kthimit në depozita, në rastin e investimit në obligacione. Nga të gjithë indikatorët që ne shikojmë, janë në rrityje të ndjeshme, si pjesa e popullatës me llogari bankare,m ashtu edhe numri i transfertave që kanë një rritje të ndjeshme vit pas viti, numri i kartave bankare si karta krediti dhe debiti, numri I pagesave me POS, por do të thoja që jenmi ende larg me mesataren e rajonit dhe aq më tepër me mesataren evriopiane”, tha Shella.

Vitin e shkuar numri i llogarive në sektorin bankar u rrit me 4.2% krahasuar me një vit më parë, numri i pagesave me kartë me 35% dhe numri i veprimeve bankare në distancë me 22.1%.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Blinken: Zhvillmi i teknologjive të reja të mbështesë vlerat demokratike 
Next Article Inceneratorët, Këlliçi: Para publike të zhdukura jashtë vendit nëpërmjet Zotos

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?