By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kujt po i pengon mbledhja ndërqeveritare në Prishtinë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Kujt po i pengon mbledhja ndërqeveritare në Prishtinë?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Kujt po i pengon mbledhja ndërqeveritare në Prishtinë?

admin
Last updated: 18/11/2024 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor – Sot është ditë e rëndësishme për shqiptarët e dyja vendeve, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Realizohet mbledhja e parë ndërqeveritare. Por, pse është e rëndësishme kjo ditë? Për faktin se për herë të parë qeveria e re e RMV-së e cila vazhdimisht po gozhdohet se po punon kundër interesave të shqiptarëve po e dëshmon të kundërtën. Akoma pa u plotësuar 100 ditët e para të qeverisjes kryeministri i parë që u prit nga qeveria ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. E sot po mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare në Prishtinë, shkruan Zhurnal.

Mbledhje ndërqeveritare RMV – Kosovë

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që do të mbahet sot në Prishtinë.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pritet të nisë nga ora 11:20. Ndërsa, në atë kohë pritet të nisin edhe takimet bilaterale të ministrave të qeverive.

E takimi ndërqeveritar pritet të nisë nga ora 12:00. Në ora 13:30 pritet të nisë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale, ndërsa do të pasohet më pas me konferencë të përbashkët të kryeministrave të dy vendeve.

Pra, sot më 18 nëntor 2024, në Prishtinë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës do të mbajnë mbledhje të përbashkët (G2G) – një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal. Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës:

Ø  Protokoll për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona.

Ø  Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon.

Ø  Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash, literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Të hënën, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të udhëtojë në Kosovë për mbledhjen e parë të përbashkët ndërqeveritare që nga krijimi i Qeverisë së re. Ky takim, përpos pjesës protokolare dhe agjendës së harmonizuar mes dy qeverive rreth çështjeve për të cilat do të diskutohet dhe marrëveshjeve që do të nënshkruhen, paraqet edhe vazhdimësinë e përkushtimit tonë për të forcuar bashkëpunimin rajonal, dhe për ta trajtuar Republikën e Kosovës si partner të barabartë në të gjitha nismat dhe akvititetet rajonale”, kështu ka shkruar në rrjetet sociale zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti.

Ka pasur edhe reagime kundër kësaj mbledhjeje ndërqeveritare –

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për takimin mes dy qeverive, të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Krasniqi thekson se në agjendën e takimit nuk janë përfshirë çështjet kyçe. Tutje, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që Maqedonisë së Veriut t’i kërkohet llogari për veteranët e UÇK-së dhe për gjuhën shqipe.

“Sa i përket takimit me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, janë së paku dy çështje kyçe që duhet të trajtohen seriozisht, e të cilat nuk janë fare në agjendë. Së pari, përndjekja dhe arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, siç ndodhi gjatë këtij viti, është i papranueshëm dhe cënon raportet tona ndërshtetërore. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë me këmbëngulje që raste të tilla, të cilat po ndodhin tani me qeverinë e re në Maqedoni të Veriut, të mos përsëriten më. Sot, asnjë veteran i UÇK-së nuk është i sigurt të kaloj kufirin me Maqedoninë e Veriut, për shkak të rrezikut që ky shtet të zbatojë fletë-arrestet e Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë. Së dyti, të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe, duhet të mbrohen me vendosmëri. Qeveria e Kosovës, e posaçërisht politikanët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duhet të ngrisin zërin dhe të angazhohen që përdorimi i gjuhës shqipe të mos i cënohet askujt dhe askund. Çdo përpjekje për t’i cenuar këto të drejta duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

Megjithatë, kujtojmë që mbledhje të kësaj natyre e miratim të marrëveshjeve të shumta mes dy qeverive por që implementimi i tyre në praktikë ka dështuar. Prandaj, shpresohet që qeveria e re ta merr përsipër këtë punë seriozisht dhe të punojë me përgjegjësi drejt realizimit në përpikëri të të gjitha marrëveshjeve që do të nënshkruhen sot. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ansu Fati po largohet nga Barcelona për t’u transferuar tek rivali i tyre në La Liga
Next Article OJQ “Ndërtojmë të ardhmen”, fëmijët lypsarë drogohen nga grupet e krimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?