Reshjet e dëborës të nisura prej ditës së djeshme në qarkun e Kukësit kanë arritur deri në 30 centimetër trashësi.
Por, problem ngelet era e fortë që shkakton grumbullimin e borës, që e merr në kodrina duke e grumbulluar në lugina ku trashësia e saj i kalon një metër.Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente, ndërsa janë pa energji elektrike Nj. Adm. Kolsh, Surroj, Arren, Bashkia Kukës. Fshatrat Cahan, Mujaj-Dajç, Nj. Adm. Qendër-Krumë, fshatrat Kishaj, Pogaj, Nj. Adm. Gjinaj dhe fshatrat Peraj, Zgjec, Nj. Adm. Golaj Bashkia Has.
