By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kumbaro: Rritet në 25 mijë lekë bursa mbështetje për studentët, përfshihet edhe cikli Master nga janari 2027
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kumbaro: Rritet në 25 mijë lekë bursa mbështetje për studentët, përfshihet edhe cikli Master nga janari 2027
Shqipëri

Kumbaro: Rritet në 25 mijë lekë bursa mbështetje për studentët, përfshihet edhe cikli Master nga janari 2027

admin
Last updated: 28/11/2026 14:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Bursa mujore për studentët që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike do të rritet nga 10 mijë në 25 mijë lekë, duke filluar nga janari 2027.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur këto ndryshime përmes një reagimi në rrjetet sociale, në përgjigje të mesazhit të një student me emrin Flori, i cili kishte ngritur shqetësimin për rritjen e kostove të jetesës dhe të qirave në Tiranë.

Studenti, së bashku me tre shokë të fakultetit që vijnë nga rrethet, i kishte shkruar ministres se kishin gjetur një apartament pranë Qytetit Studenti me qira 40 mijë lekë në muaj, ndërsa bursa aktuale prej 10 mijë lekësh nuk mbulonte më nevojat e tyre.

“Mbështetja që jepni zakonisht për ne studentët që vijmë nga familje në nevojë, nuk rritet. Qiratë vetëm rriten”, ishte shqetësimi i përcjellë nga studenti.

Në përgjigjen e saj, Kumbaro theksoi se ndryshimi i masës së bursës synon t’u vijë në ndihmë studentëve për të përballuar jo vetëm shpenzimet e strehimit, por edhe kostot e tjera të jetesës.

“Duke filluar nga janari, kjo bursë do të jetë 25.000 lekë të reja në muaj ose 250.000 lekë të vjetra. Që do të thotë, do të të ngelet mjaftueshëm mbasi të kesh paguar qiranë dhe një shumë tjetër për shpenzime, kostot e jetesës, sepse ke të drejtë kur thua që në Tiranë kostoja e jetesës është rritur”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, nga kjo skemë do të përfitojnë rreth 5 900 studentë që vijnë nga familje me vështirësi social-ekonomike.

Kumbaro nënvizoi se një tjetër risi e buxhetit të vitit 2027 është vijimi i së njëjtës mbështetje financiare edhe gjatë studimeve Master, duke zgjeruar kështu periudhën e përfitimit të bursës.

“Jo vetëm për ty, por edhe për 5 900 studentë, të cilët vijnë nga familje në nevojë dhe vështirësi ekonomike, bursa do të rritet dhe jo vetëm kaq, por do të jetë e njëjta bursë që do të vijojë edhe në Master”, deklaroi Kumbaro.

Ministrja e cilësoi këtë ndërhyrje pjesë të prioriteteve sociale të buxhetit 2027, me synim mbështetjen e studentëve që përballen me vështirësi ekonomike gjatë ndjekjes së studimeve në universitetet publike.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dramë në Shkup: Pacienti me kancer dyshohet se piu antifriz, më pas me të birin sulmuan mjekun dhe infermieren!
Next Article VLEN: Nga Qafë Thana në Manastir, 22 Nëntori shënohet me marrëveshje të reja dhe bashkëpunim ndërshqiptar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?