By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kundër bullizmit në shkolla, prezantohet platforma “Help4You” për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kundër bullizmit në shkolla, prezantohet platforma “Help4You” për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve
Shqipëri

Kundër bullizmit në shkolla, prezantohet platforma “Help4You” për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve

admin
Last updated: 28/11/2026 14:41
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, së bashku me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, drejtoreshën e gjimnazit Majlinda Ziu, drejtues të policisë, arsimit, prindër e oficerë të sigurisë, ishin në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet, për promovimin e sigurisë së të rinjve në mjedisin shkollor dhe atë virtual, ku u prezantua nisma e re e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Interpolit, për sjelljen në Shqipëri të platformës “Help4You”.

Gjatë bashkëbisedimit me nxënës dhe stafin pedagogjik, ministri Demo theksoi rëndësinë e krijimit të një ekosistemi institucional që garanton mbrojtjen e të rinjve, duke i nxitur të shprehen lirshëm, por në një mjedis të sigurt, si në shkollë ashtu edhe në hapësirën online.

“Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha institucionet janë këtu për të krijuar një ekosistem të tërë, në mënyrë që ju të guxoni, por të guxoni në mënyrë të sigurt”, u shpreh Demo, duke nënvizuar se institucionet duhet të jenë pranë të rinjve sa herë që cenohen të drejtat dhe siguria e tyre.

Një vëmendje të veçantë ministri u kushtoi rreziqeve të komunikimit në botën virtuale, ku mungesa e ndërveprimit fizik mund të nxisë sjellje lënduese, bullizëm dhe cenim të privatësisë.

“Në këtë botë, vetëpërmbajtja që krijoni dhe ndani ka një rëndësi shumë të madhe. Në botën virtuale, asgjë nuk mbetet domosdoshmërisht vetëm mes atyre që komunikojnë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ne të jemi këtu për të krijuar instrumentet e duhura, për të ndërtuar ndërgjegjësimin e nevojshëm dhe për t’ju bërë të kuptoni se ju nuk jeni vetëm”, theksoi ministri.

Në këtë kuadër, Demo bëri të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Interpolin, do të sjellë në Shqipëri platformën “Help4You”, e cila do t’u mundësojë të rinjve të komunikojnë përmes një adrese të vetme me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre.

Platforma do të shërbejë si një pikë e përbashkët komunikimi me Policinë e Shtetit, strukturat e mbrojtjes së fëmijëve, Ministrinë e Arsimit dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

“Në këtë mënyrë, ne synojmë të garantojmë dhe të bëjmë të mundur që ju të jeni të mbrojtur dhe të rriteni në hapësira të sigurta”, u shpreh Demo, duke paralajmëruar gjithashtu një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi në shkolla për njohjen dhe përdorimin e këtij instrumenti të ri.

Ministri theksoi se mbrojtja e të rinjve kërkon edhe angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë, duke i ftuar nxënësit të mos heshtin përballë rasteve të bullizmit apo cenimit të sigurisë së bashkëmoshatarëve.

“Mbrojtja e njëri-tjetrit duhet të jetë boshti kryesor mbi të cilin ju duhet të ndërtoni një hapësirë të përbashkët dhe të sigurt. Ju duhet të bashkoheni për të mbrojtur më të dobëtin”, apeloi ministri Demo.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë në rritje të sigurisë kibernetike, duke theksuar se kërcënimet në botën virtuale nuk janë gjithmonë të dukshme, por mund të kenë pasoja të konsiderueshme në jetën e të rinjve.

“Siguria kibernetike po merr çdo ditë e më shumë rëndësi, sepse të gjithë ne jemi të cenueshëm përballë këtij realiteti. Duhet të jemi shumë më të kujdesshëm dhe të përgatitur, të gjithë së bashku, për të garantuar një hapësirë të sigurt edhe në botën virtuale”, deklaroi Demo.

Në përfundim, ministri vlerësoi bashkëpunimin mes shkollave, oficerëve të sigurisë, psikologëve, prindërve dhe Policisë së Shtetit, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2026 janë regjistruar tregues pozitivë për rritjen e sigurisë në shkollat në të gjithë vendin. Ai theksoi se numri i oficerëve të sigurisë në shkolla është rritur nga 150, disa vite më parë, në 400 aktualisht, ndërsa siguroi se shkollat e sigurta mbeten prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro nga krahu tjetër i inkurajoi të rinjtë të komunikojnë me mësuesit, punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficeren e sigurisë për problematikat e tyre

“Bullizmi dhe çdo formë tjetër dhune dhe agresioni verbal që ne bëjmë ose pësojmë, nuk është çështje fushatash. Është jeta jonë e përditshme. Fjala “Jo” është një fjalë shumë e rëndësishme që ne duhet të dimë ta përdorim dhe ta themi dhe këtu u drejtohem veçanërisht vajzave. Në institucione si shkolla është e rëndësishme të zbatojmë rregullat dhe brenda hapësirës së këtyre rregullave ndërtojmë raportet tona të respektit.

Ju keni mundësinë të ndani emocionet dhe problematikat me mësuesit tuaj, keni një punonjësit e shërbrimit psiko-social, keni një oficere sigurie fantastike. Midis fjalës që themi, punës që bëjmë dhe influencës që ekranet kanë mbi ju, na duhet të jemi më të fortë dhe e vetmja mënyrë për të qenë më të fortë është vëmendja, dhembshuria dhe respekti ndaj njër-tjetrit”, tha ministrja e Arsimit.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spitali i Mirditës zgjeron shërbimet, ndërhyrje kirurgjikale në bashkëpunim me Traumën
Next Article Mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor në Tiranë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?