By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kur ke dikë si ai në krah, është gjithmonë mirë”, Jashari flet për raportin që ka me Modricin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Kur ke dikë si ai në krah, është gjithmonë mirë”, Jashari flet për raportin që ka me Modricin
Sport

“Kur ke dikë si ai në krah, është gjithmonë mirë”, Jashari flet për raportin që ka me Modricin

admin
Last updated: 12/08/2026 14:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ardon Jashari synon që raportin e mirë që ka krijuar jashtë fushës me Luka Modric ta shndërrojë edhe në një bashkëpunim të rëndësishëm brenda fushës me Milanin.

Mesfushori shqiptar ka folur me shumë vlerësim për legjendën kroate, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tij në skuadër dhe mentalitetin fitues që ai sjell në dhomën e zhveshjes.

Jashari pranon se gjatë sezonit të kaluar nuk pati shumë mundësi të luante përkrah Modricit, por shpreson që situata të ndryshojë në edicionin 2026/27.

“Kam një lidhje të shkëlqyer jashtë fushës dhe shpresoj ta kemi këtë edhe në fushë këtë edicion. Duhet të jemi krenarë që kemi dikë si ai në ekipin tonë. Vitin e kaluar nuk luajtëm shumë së bashku, por shpresoj të jetë ndryshe këtë vit”, deklaroi Jashari në një intervistë për Sky Sport.

Futbollisti shqiptar theksoi se të kesh një lojtar me përvojën e Modricit pranë vetes është një avantazh i madh, sidomos për një skuadër që synon trofe.

“Kur ke dikë si ai në krah, është gjithmonë mirë të luash dhe është mirë që ai donte të vazhdonte me ne. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, gjë që është e rëndësishme edhe për ne”, shtoi ai.

Jashari vlerësoi gjithashtu ndikimin që Modric mund të ketë te bashkëlojtarët përmes përvojës së jashtëzakonshme të fituar gjatë karrierës së tij, veçanërisht gjatë 14 viteve te Real Madridi.

“Ta dëgjosh çdo ditë, të ndihmon të kuptosh se çfarë duhet të bësh nëse dëshiron të fitosh trofe, siç bëri ai për 14 vjet te Real Madridi”, përfundoi mesfushori i Milanit.

Tashmë, Jashari shpreson që lidhja e ndërtuar jashtë fushës me një prej mesfushorëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij të shfaqet edhe në lojën e Milanit, me synimin për të ndihmuar skuadrën kuqezi në garat e sezonit të ri.

You Might Also Like

Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve

Pjesa e parë, Maqedonia e Veriut 0-2 Zvicër

Kosova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vuçiç takohet me ambasadorin kinez, në fokus Kosova dhe marrëdhëniet me Pekinin
Next Article Çështja e emrave të rrugëve në Tetovë drejt zgjidhjes, Albi Qamili: Miratuam edhe 145 emra të rinj!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?