By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kur planifikohet të ndërtohet flota ajrore e FSK-së?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kur planifikohet të ndërtohet flota ajrore e FSK-së?
Maqedoni

Kur planifikohet të ndërtohet flota ajrore e FSK-së?

admin
Last updated: 14/04/2025 10:31
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Forca e Sigurisë së Kosovës ende nuk ka një bazë ajrore ushtarake. Ani pse toka e ish-aeroportit të Gjakovës, është pronë e FSK-së dhe mund të përdoret si bazë, Kosova prapë se prapë nuk ka një aviacion ushtarak.

Blerjet e armatimeve për ushtrinë e Kosovës, ku përfshihet edhe helikopteri, duket që po e pengojnë Rusinë.

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, i cili në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mbajtur javën e kaluar, përveç dezinformatave tjera rreth Kosovës, ka përmendur edhe planet e vendit tonë për të blerë helikopter.

“Është bërë shpallja për tranzicionin në fazën përfundimtare të Ushtrisë së Kosovës duke marrë materiale edhe nga vendet e NATO-s, po flasim për drona, automjete të blinduara, sistem anti tank, artileri dhe armatime të tjera. Planet e tyre për të blerë edhe sistem të mbrojtës ajrore por edhe helikopter, po vihen baza për industrinë e mbrojtjes lokale”, tha ai.

E derisa në Kosovë, ekspertët e sigurisë kanë mendime të ndryshme sa i për ketë periudhës së ndërtimit të bazave ajrore, në Ministrinë e Mbrojtjes, i kanë thënë KosovaPress-it,se po planifikojnë që deri në vitin 2028 të ndërtojnë kapacitetet ajrore të FSK-së. Ndërsa, sipas ekspertëve të sigurisë, Kosova do të duhej të kishte të kompletuara kapacitetet e saj mbrojtëse.

Sipas drejtorit të “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, edhe pse Kosova është nën ombrellën e NATO-s, kurdo që do të vije mundësia që ky mision të largohet nga Kosova, FSK duhet kompletuar mbrojtjen ushtarake ajrore.

“Në qoftë se i referohemi asaj çka po ndodh aktualisht, me konfliktet moderne, kur sulmet ajrore dhe sulmet përmes dronëve janë kthyer në element kyç, sa i përket konflikteve të sotme, pa diskutim që është shumë e rëndësishme që Kosova të filloj ngritjen e kapaciteteve të bazave të veta ajrore e në këtë kuptim, krijimi i një baze ajrore do të ishte hapi i parë, i cili do t’i mundësonte Kosovës kompletimin e infrastrukturës së saj mbrojtëse. Pavarësisht që tashmë ne jemi në ombrellën e NATO-s, nëpërmjet misionit të KFOR-it, mirëpo kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të zhvillojmë kapacitetet tona mbrojtëse, duke i kompletuar ato edhe me mbrojtjen ushtarake ajrore. Kurdo që eventualisht do të krijohen rrethanat për largimin e këtij misioni nga Kosova, Kosova do të duhej të kishte të kompletuara kapacitetet e saj mbrojtëse”, ka thënë Fetoshi.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka shtuar se gjatë luftës së fundit në vend, brenda territorit të Kosovës, por edhe Serbisë, bombardimet kanë ardhur nga bazat ushtarake në avionët e Italisë e Turqisë.

Sipas Islamit, Kosova për momentin duhet përqendruar kryesisht në pajisjet ushtarake në vetëmbrojtje dhe në një ardhme të afërt të kompletohet edhe baza ushtarake ajrore.

“Kosova është e rrethuar nga vendet e Aleancës veri atlantike, në përjashtim Serbinë, sa i përket ndërhyrjeve të shpejta, me anë të aviacionit, pra aviacionet janë afër territorit të Kosovës dhe nuk mendoj që të ketë një bazë ushtarake të aviacionit sepse kemi parë që në luftën e fundit në Kosovë, bombardimet që janë bërë brenda territorit të Kosovës por edhe në Serbi, kanë ardhur nga bazat ushtarake në avionët të Italisë, Turqia dhe nga vendet tjera. Kosova duhet të përqendrohet kryesisht në pajisjet ushtarake në vet mbrojtje”, ka shtuar Islami.

E nga Ministria e Mbrojtjes, në një përgjigje me shkrim kanë thënë se sapo të ndërtohet kapaciteti i flotës ajrore, ish- aeroporti i Gjakovës, mund të përdoret për qëllime të tilla.

“Ish Aeroporti i Gjakovës është tashmë pronë e FSK-së, dhe sapo të ndërtohet kapacitetet e flotës ajrore, i njëjti mund të përdoret për qëllime të tilla. Sigurisht se është e nevojshme përderisa planifikojmë që deri në vitin 2028 të ndërtojmë dhe kapacitetet ajrore të FSK-së”, është thënë në një përgjigje me shkrim.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ministria e Mbrojtjes, është pyetur edhe për bazën në Golesh, por për të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikim e këtij artikulli. /Kp/Telegrafi/

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Një adoleshent “vrau prindërit, si pjesë e komplotit për vrasjen e Donald Trump”, thotë FBI
Next Article Gërvalla takon Kallas: Koha për vendime të guximshme që përfshijnë Kosovën në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?