By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Bashkëpunimi me sektorin privat, domosdoshmëri ekonomike e shtetërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti: Bashkëpunimi me sektorin privat, domosdoshmëri ekonomike e shtetërore
Kosovë

Kurti: Bashkëpunimi me sektorin privat, domosdoshmëri ekonomike e shtetërore

admin
Last updated: 28/11/2026 13:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 nëntor, Argument – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se sot u mbajt takimi i rregullt i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Sipas Kurtit, temat që sot u diskutuan ishin sfidat dhe mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat, transmeton IndeksOnline.

“Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm kërkon një ndarje të qartë të përgjegjësive, por edhe një bashkëveprim të vazhdueshëm ndërmjet nesh. Institucionet e Republikës e kanë për detyrë të krijojnë mjedisin e sigurt, sundimin e ligjit dhe kushtet e barabarta për zhvillim, ndërkaq bizneset janë ato që investojnë, marrin mbi supe rrezikun sipërmarrës, prodhojnë, eksportojnë dhe krijojnë vende të reja të punës. Rrjedhimisht, bashkëpunimi ynë nuk është thjesht dëshirë, por domosdoshmëri ekonomike e shtetërore” shkroi Kurti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Këtë pasdite, në takimin e rregullt të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, në shërbim të qëllimit për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat, diskutuam në mënyrë të strukturuar për mundësitë dhe sfidat konkrete.

Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm kërkon një ndarje të qartë të përgjegjësive, por edhe një bashkëveprim të vazhdueshëm ndërmjet nesh. Institucionet e Republikës e kanë për detyrë të krijojnë mjedisin e sigurt, sundimin e ligjit dhe kushtet e barabarta për zhvillim, ndërkaq bizneset janë ato që investojnë, marrin mbi supe rrezikun sipërmarrës, prodhojnë, eksportojnë dhe krijojnë vende të reja të punës. Rrjedhimisht, bashkëpunimi ynë nuk është thjesht dëshirë, por domosdoshmëri ekonomike e shtetërore.

Ekonomia e Kosovës ka vazhduar të tregojë stabilitet të lartë dhe potencial për rritje, edhe përballë sfidave të brendshme me konsolidimin e institucioneve në njërën anë, dhe të pasigurive e tronditjeve globale në anën tjetër. Eksportet tona të mallrave dhe shërbimeve kanë tejkaluar shifrën prej pesë miliardë eurosh, remitencat nga mërgata jonë kanë arritur nivelin rekord prej rreth 1.4 miliard euro, ndërkaq rritja ekonomike në gjysmën e parë të këtij viti ishte 4.7 për qind të Bruto Produktit Vendor. Këta tregues janë dëshmi e vitalitetit të sektorit privat, e besimit në investime dhe e lidhjes së ngushtë që ekonomia jonë ka me mërgatën, por edhe me tregjet ndërkombëtare.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor
Next Article Qeveria: Mbrojtja e viktimave është prioritet, dhuna nuk duhet të bëhet objekt i përplasjeve partiake

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?