By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Burgu është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti: Burgu është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë
Kosovë

Kurti: Burgu është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Të burgosurit dhe personat në paraburgim, pavarësisht humbjes së lirisë, nuk i humbin të drejtat e tyre, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se burgu është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë, ndërsa ka theksuar se të drejtat e personave të privuar nga liria duhet të respektohen nga të gjithë.

“Natyrisht që burgu nuk është i mirë, por është i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë. I burgosuri apo i paraburgosuri e humbet lirinë, por asnjëherë të drejtën. Të cilat mbrohen e respektohen nga të gjithë ne bashkë dhe nga secili prej jush, pavarësisht nga funksioni që përfaqëson. Ky progres i madh i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Kosovës është dëshmuar edhe përmes vlerësimeve të çmuara”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë ka vlerësuar përparimin e Shërbimit Korrektues gjatë 27 vjetëve, veçanërisht në profesionalizimin e stafit, avancimin e legjislacionit, modernizimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit.

“Ky përvjetor është një mundësi për të nderuar rrugëtimin e këtij institucioni dhe për të vlerësuar të gjithë ata që për 27 vite rresht kanë kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e tij. Gjatë këtyre viteve, shërbimet korrektuese të Kosovës kanë shënuar përparim të rëndësishëm në profesionalizimin e stafit, avancimin e legjislacionit, modernizimin e infrastrukturës, forcimin e sigurisë dhe zgjerimin e programeve të rehabilitimit dhe të riintegrimit”, shtoi.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vlerësuar profesionalizmin dhe integritetin e Shërbimit Korrektues, duke theksuar se sistemi i burgjeve në Kosovë është në përputhje me standardet ndërkombëtare për trajtimin e personave të privuar nga liria.

Ajo i është referuar edhe Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, sipas të cilit Kosova ofron garanci ligjore për parandalimin e torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit.

“Shërbimi Korrektues vërtet ka dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe integritet, transformim i vazhdueshëm i infrastrukturës, rritje e numrit dhe cilësisë së zyrtarëve korrektues, si dhe përparim me standarde bashkëkohore korrektuese. Në raportin e sivjetshëm të progresit të Komisionit Evropian theksohet se Kosova ofron garanci të duhura ligjore për parandalimin e torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit, sistemi i burgjeve në përgjithësi është në përputhje me rregullat standarde minimale të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e burgosurve, ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale ndalon diskriminimin mbi çfarëdo baze, përfshirë aftësinë e kufizuar, dhe kërkon që të gjithë të burgosurit të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe me respekt të plotë për dinjitetin e tyre. Ligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës, së bashku me të gjitha aktet nënligjore përcjellëse, të cilat janë në përputhje edhe me legjislacionin e BE-së, është baza e punës sonë të përditshme”, potencoi ajo.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kallëzime penale ndaj drejtorit dhe tre punonjësve të “Pyjeve Kombëtare” në Dibër
Next Article Apeli vërteton dënimin, burgim i përjeshtëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?