By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti dhe Osmani marrin pjesë në hapjen e Festivalit të Teknologjisë DOKU.TECH 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti dhe Osmani marrin pjesë në hapjen e Festivalit të Teknologjisë DOKU.TECH 2025
Kosovë

Kurti dhe Osmani marrin pjesë në hapjen e Festivalit të Teknologjisë DOKU.TECH 2025

admin
Last updated: 23/10/2025 10:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Festivalit të Teknologjisë, DOKU.TECH 2025, që do të mbahet sot në ora 12:00, në Tech Park Prishtina. Nëpërmjet një komunikate për media, thuhet se pjesëmarrjen në hapje të konferencës e ka konfirmuar Kurti, nërsa Osmani do të ketë adresim.

Ky edicion i radhës i DOKU.TECH zhvillohet në kuadër të nismës qeveritare “October Tech Kosova” dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjatë dy ditëve të festivalit, më 23 dhe 24 tetor, ngjarja do të mbledhë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për të ndarë ide, përvoja dhe perspektiva të reja rreth teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimeve të ardhshme në këtë fushë.

Programi i DOKU.TECH 2025 përfshin një sërë aktivitetesh, si:
• Keynote speakers Edi Demaj dhe Christopher Petrillo, të cilët do të trajtojnë temat më aktuale të teknologjisë dhe ndikimit të saj global;
• Masterclass DIY, që do t’u japë mundësinë pjesëmarrësve të përfshihen në aktivitete kreative dhe edukative;
• Panel diskutimi me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë mbi sfidat dhe mundësitë që teknologjia ofron për Kosovën dhe rajonin;
• Si dhe një Cyber Exercise, një simulim interaktiv që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe përgatitjen ndaj sigurisë kibernetike.

Festivali DOKU.TECH pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbim idesh dhe nxitje të inovacionit në Kosovë, duke e pozicionuar vendin si pjesë aktive të zhvillimeve teknologjike globale.

You Might Also Like

Ministria e Financave tregon se kur do të ekzekutohen 100 euro për studentët

Kryeparlamentari Basha: Hungaria e ka dëshmuar se është shtet mik i vërtetë i Kosovës

Sallahu: Gjykata e Apelit në Paris refuzoi padinë e Selmanit, detyron t’ia paguajë shtetit shpenzimet prej mijëra euro

Lista Serbe i ktheu komunat në Veri, zyrtari i BE-së: Mbarëvajtja e zgjedhjeve atje merret në konsideratë për heqjen e masave

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shpresat për Qeverinë ‘Kurti 3’ deri të dielën, Muja: Besoj se është e mundshme
Next Article Murati: Opozita bllokoi marrëveshjen me Bankën Botërore, tani ankohet për vonesën e Planit të Rritjes nga BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?