By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti konfirmon përkrahjen për komunitetin rom, thekson angazhimin për barazi dhe mirëqenie
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti konfirmon përkrahjen për komunitetin rom, thekson angazhimin për barazi dhe mirëqenie
Maqedoni

Kurti konfirmon përkrahjen për komunitetin rom, thekson angazhimin për barazi dhe mirëqenie

admin
Last updated: 18/04/2025 10:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar përkrahjen për komunitetin rom, dhe angazhimin për të rritur mundësitë për shkollim e arsimim, punësim e shëndetësi dhe mirëqenie.

Një shoqëri më e barabartë sipas Kurtit është një shoqëri që krahas përfitimeve, i shton edhe mundësitë për të kontribuar, gjë që rezulton në mirëqenie dhe zhvillim.

“Data 8 prill është një datë krenarie për komunitetin rom. Gëzohem që jam këtu për të festuar bashkë me juve. Jam i lumtur që të konfirmoj nga këtu, në mesin tuaj, përkrahjen e qeverisë sonë dhe timen, ndaj komunitetit tuaj, që ka një trashëgimi të vjetër në shoqërinë tonë dhe kontribut të çmuar për shtetin tonë”, ka thënë Kurti të enjten mbrëma në Prizren në ngjarjen e organizuar për nder të 8 Prillit, Ditës së Romëve.

Ai ka theksuar angazhimin e përbashkët me pjesëtarë e përfaqësues të komunitetit rom për progres në disa fusha.

Ka përmendur bursat e ndara për nxënës dhe studentë të komuniteteve jo shumicë, përfshirë atyre rom, pastaj mbështetjen për qendrat mësimore për fëmijë, sikurse edhe themelimin e Grupit Ndërinstitucional për Promovimin e Punësimit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, dhe miratimin e Rregullores për Pranim në Shërbimin Civil për të mundësuar shpalljen e vendeve të punës për anëtarët e komuniteteve jo shumicë, në rast se një institucion nuk e ka plotësuar kuotën ligjore prej 10% për komunitetet jo shumicë.

Në të njëjtën kohë, sipas njoftimit të ZKM-së, ka ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit rom.

“Ne angazhohemi çdo ditë për bashkëpunim edhe më të thellë për realizimin e synimeve të përbashkëta – për më shumë barazi dhe më shumë mirëqenie”, është shprehur Kurti, duke uruar Ditën e Romëve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tenistja e njohur trondit botën e tenisit duke i dhënë fund karrierës së saj në moshë shumë të re
Next Article Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?