By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti në konferencën për zhvillimin rural: Duam ta transformojmë bujqësinë në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti në konferencën për zhvillimin rural: Duam ta transformojmë bujqësinë në Kosovë
Kosovë

Kurti në konferencën për zhvillimin rural: Duam ta transformojmë bujqësinë në Kosovë

admin
Last updated: 29/09/2026 14:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 29 shtator, argument.mk/ – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Konferencën XXII të Rrjetit Evropian për Zhvillimin Rural, e cila po mbahet në Mitrovicë nga 29 shtatori deri më 1 tetor. Konferenca organizohet nga Kolegji Publik Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovica (IBCM), në bashkëpunim me Rrjetin Evropian për Zhvillimin Rural.

Në fjalën e tij, Kurti ka theksuar rëndësinë e zhvillimit rural për Kosovën, duke përmendur tokën pjellore, burimet natyrore, traditën bujqësore dhe potencialin njerëzor të vendit.

Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë jeton në zona rurale, ndërsa bujqësia, blegtoria, përpunimi i ushqimit dhe bizneset e vogla rurale përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave për shumë familje.

Kurti ka thënë se qeveria po investon në bujqësi dhe zhvillim rural, me synimin që sektori të kalojë nga një model i mbështetjes kryesisht të bazuar në sipërfaqe dhe numër krerësh, drejt një sistemi që nxit prodhimin, cilësinë, produktivitetin dhe konkurrueshmërinë.

“Përkundër vështirësive, nga sfidat strukturore e deri te ndryshimet klimatike, synimi ynë është që, përveçse ta mbështesim, ta transformojmë bujqësinë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka përmendur gjithashtu nevojën për investime në ujë dhe ujitje, shëndetin e tokës, si dhe në kapacitetet e përpunimit dhe magazinimit. Sipas Kurtit, këto investime do t’u mundësonin fermerëve që t’u shtojnë vlerë produkteve të tyre, në vend të eksportimit të produkteve të papërpunuara dhe importimit të produkteve të gatshme.

Kryeministri ka theksuar edhe rëndësinë e ndërtimit të një sistemi ushqimor ku siguria e konsumatorëve, konkurrenca e ndershme në treg dhe besimi në institucionet publike janë parime themelore.

“Fshati i zhvilluar dhe bujqësia produktive janë parakusht i shtetit të fortë dhe ekonomisë së qëndrueshme, sikurse shoqëria e shëndoshë kërkon sistem ushqimor të sigurt”, ka përfunduar Kurti.

You Might Also Like

Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

“Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm

Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski: Qëllimi nuk është vetëm sekuestrimi, por zbulimi i strukturave dhe rrjedhave financiare pas tregtisë me drogë
Next Article Filipçe: 3% nuk është rritje e mjaftueshme, pensionistët nuk mund ta përballojnë muajin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?