By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti në Therandë: Mbi 88.5% e buxhetit është grant qeveritar, qeveria jonë nuk diskriminon komuna
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti në Therandë: Mbi 88.5% e buxhetit është grant qeveritar, qeveria jonë nuk diskriminon komuna
Maqedoni

Kurti në Therandë: Mbi 88.5% e buxhetit është grant qeveritar, qeveria jonë nuk diskriminon komuna

admin
Last updated: 29/01/2025 10:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e radhës në Therandë, të martën në mbrëmje.

Lideri i kësaj partie, Albin Kurti theksoi se mbi 88.5% e buxhetit të Komunës së Therandës është grant qeveritar i Republikës së Kosovës, sepse sipas tij, qeveria e Lëvizjes Vetëvendosjes nuk diskriminon komuna, pavarësisht se kush i qeverisë ato.

“Po takohemi në Therandën e punëtorëve fisnik dhe bujqve të ndershëm, të kulturës e patriotizmit, në Therandën e pendës, të bukës, të këngës e të pushkës”, tha Kurti.

Lideri i LVV-së tha tutje se kanë zhvilluar dialog shumë të suksesshëm në Bruksel.

“Atje në Bruksel ata vazhdimisht më bëjnë presion me nënshkrimet e pararendësve të m’i Mustafa e Thaçi, a marrëveshjes me mua i ikin se s’duan të nënshkruajnë. Kur të gjitha ish-qeveritë po e zhvillonin dikur dialogun në Bruksel, kishim Serbi që forcohej e Kosovë jostabile që dobësohej. Me qeverinë tonë dhe dialogun që udhëheqim ne, kemi Serbi jostabile dhe Kosovë që po ngrihet e po forcohet. Juve ju kujtohet se si dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje, e tash kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi”, tha ai.

“Tash jemi para një referendumi të ri, para referendumit të 9 shkurtit ku ju duhet ta gjykoni pozitivisht qeverisjen tonë, t’i ndëshkoni me votë ata që nuk duhet të kthehen kurrë më në pushtet dhe të na jepni lejen për zotimin tonë, që ne t’ju shërbejmë për programin e ri qeveritar, me ato 25 premtimet tona dhe në këto katër vite Kosova të ngrihet në çdo aspekt. Numri 118 është numri me të cilin juve thoni ‘Po’ në referendum”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mes shumë ofertave, Karim Adeyemi vendos për të ardhmen
Next Article Dyshohet se shiti pistoleta në treg të zi, arrestohet një person në Deçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?