By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente
Kosovë

Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

admin
Last updated: 28/11/2026 15:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 nëntor, Argument – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se avancimi i këtij procesi tashmë është urgjent.

Pas pjesëmarrjes në Samitin e gjashtë të Planit të Rritjes, që u mbajt në Tiranë, Kurti ka bërë të ditur se bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, përfaqësuesit e vendeve të rajonit dhe komisioneren e BE-së, Marta Kos, kanë diskutuar për reformat dhe integrimin gradual në Tregun e Vetëm Evropian.

Kurti ka theksuar se zgjedhjet e përsëritura në Kosovë kishin ngadalësuar ritmin e reformave, por sipas tij, me stabilitetin e plotë institucional, tashmë është përshpejtuar dinamika e zbatimit të tyre.

Ai është zotuar se Qeveria do t’i përmbushë të gjitha reformat e kërkuara, përfshirë edhe ato për të cilat Kosova ka humbur mundësinë e përfitimit të fondeve evropiane.

“Reformat janë detyrë e jona kombëtare dhe evropiane”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i Qeverisë ka folur edhe për bashkëpunimin rajonal, duke theksuar se Kosova i ka ratifikuar të pesë marrëveshjet e mobilitetit, ndërsa Serbia, sipas tij, ende nuk i njeh diplomat e Kosovës.

Ai ka kërkuar që bashkëpunimi rajonal të mos pengohet nga bllokadat dhe ka propozuar që vendet që zbatojnë më shumë marrëveshjet e dakorduara të përfitojnë më shumë nga fondet e Bashkimit Evropian.

Në fund, Kurti ka përsëritur kërkesën e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Kërkesën për statusin e kandidatit dhe çeljen e negociatave e bëj në çdo takim, sepse qytetarët tanë e mbështesin BE-në dhe i besojnë asaj ndër më së shumti në rajon. Kosova e ka fituar këtë hap me meritë. Ka qenë gjithmonë e rëndësishme, tani është urgjente”, ka shkruar Kurti.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protestë, Sindikata e Kulturës para Kushtetueses
Next Article BDI: 28 Nëntori të festohet me dinjitet, krenari dhe përgjegjësi!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?