By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm
Kosovë

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

admin
Last updated: 01/10/2026 15:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 tetor, argument.mk/ – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për zhvillimet në Kosovë, duke vlerësuar përparimin në demokraci, sundimin e ligjit, siguri dhe ekonomi, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm dhe se kjo, sipas tij, është konfirmuar edhe nga vlerësues të pavarur.

“Që nga takimi ynë i parë, Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm, dhe këtë e konfirmojnë vlerësuesit e pavarur. Kosova ka pasur njëra prej rritjeve më të shpejta të treguesve demokratikë në rajon në këtë dekadë, vlerësuesit e pavarur tregojnë se kemi pasur sukses në luftën kundër korrupsionit, në forcimin e sundimit të ligjit sikurse të institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe në avancimin e demokracisë. Përderisa në rajonin tonë të Evropës Juglindore ka autokraci elektorale, Kosova është demokraci elektorale”, tha ai.

Kryeministri Kurti ka deklaruar gjithashtu se zgjedhjet në Kosovë janë të lira, të drejta dhe konkurruese, duke theksuar nevojën që ato të zhvillohen sipas afateve të rregullta.

“Zgjedhjet tona janë të lira, të drejta dhe konkurruese. Dhe po, ato duhet të mbahen një herë në 4 vjet, e jo dy herë në vit. Ky përparim e ka bërë Kosovën edhe njëra prej vendeve më të sigurta në Evropë, 9 nga 10 qytetarët tanë ndihen të sigurt të ecin vetëm natën. Dhe përmirësimi më i madh në siguri dhe në sundimin e ligjit ka ndodhur në veri të vendit tonë. Ekonomia vazhdon të rritet 4% në vit, rritja më e lartë në rajon, ndërsa borxhi ynë publik mbetet më i ulët në Evropë. Vitin e kaluar Kosova u bë donatore e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim të Bankës Botërore, dhe sy kur banka botërore ashtu edhe fondi monetar ndërkombëtar na hoqën nga listat e tyre të shteteve të brishta dhe të prekura nga konflikti. Këtë rritje e kemi ndarë me qytetarët tanë përmes shtesave për fëmijë dhe për nëna, pensioneve më të larta dhe pagës minimale më të lartë, masat që për herë të parë janë vendosur ose janë rritur në këtë dekadë”, tha ai.

You Might Also Like

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pret në takim Ursula von der Leyen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrieska-Koçoska: Modernizimi i sistemit tatimor sjell institucione më efikase dhe shërbime më të mira
Next Article MEPSO nis modernizimin e trafostacioneve, investime edhe në Shkup 4
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?